Reduktimet me energji elektrike të cilat po aplikohen tash e dy javë në vendin tonë, po u shkaktojnë humbje të mëdha financiare bizneseve dhe prodhuesve vendor. Drejtues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kanë kritikuar institucionet e vendit për mosveprim në përmirësimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka thotë se si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike të pa paralajmëruara për bizneset, dëmet financiare nëpër fabrika kapin shifra milionëshe vetëm brenda një dite.
Zeka ka folur edhe për ngecjet e institucioneve në realizimin e investimeve kapitale dhe për mosshpenzimin e mjeteve buxhetore.
“Është për keqardhje që nuk po ndërmerren masat e duhura për të përmirësuar ose për të ofruar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Pasojat i bartin qytetarët edhe bizneset, por ajo që ne si Odë Ekonomike Amerikane, kemi kërkuar nga institucionet e vendit është që të bëjnë më të mirën dhe të garantojnë një furnizim të pandërprerë për ndërmarrjet private në vend, sidomos për ndërmarrjet prodhuese te të cilat shkaktohen dëme shumë të mëdha edhe në aspektin financiar, edhe në aspektin teknik për shkak të ndërprerjeve edhe të pa paralajmëruara të energjisë elektrike. Bizneset sidomos ato të sektorit prodhues janë aktuale për dëmet financiare të cilat arrijnë dhjetëra mijëra euro, po flas për raste individuale, për fabrika të veçanta brenda një dite. Kosova nuk është që ka industri shumë të zhvilluar, por megjithatë tek të gjithë prodhuesit të cilët ne i kemi dëmet financiare kapin shifra milionëshe, e për të cilat natyrisht që pasojat do të jenë shumë më të mëdha se sa vet dëmi financiar aktual”, thotë Zeka.
Ai shton se viti 2022, do të jetë vit i humbur për nga ndikimi i investimeve kapitale, pasi siç thotë ai nuk ka pasur realizim të investimeve dhe shpenzim të mjeteve buxhetore.
“Kemi pasur mos realizim të investimeve kapitale, edhe mos shpenzim të mjeteve buxhetore. Investimet kapitale gjerojnë ose kanë efektin më të madh multiplikativ në ekonominë e vendit në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, megjithatë duket që kjo nuk është kuptuar si duhet nga ana e institucioneve dhe rrjedhimisht kjo ndikon pastaj edhe në vështirësitë e operimit të ndërmarrjeve të sektorit privat, si dhe në tkurrje të aktivitetit ekonomik në përgjithësi, dhe natyrisht në bllokim të potencialit real ekonomik, i cili do të mund të shfrytëzohej për zhvillimin ekonomik të vendit, në rast se investimet kapitale do të ishin realizuar. Tash jemi në gusht, brenda dy të tre muajve të ardhshëm është e pamundur që të shpallen aktivitete të prokurimit publik meqenëse ka edhe kufizime ligjore në këtë aspekt, gjë që i bie se realisht viti 2022 në masë të madhe do të jetë vit i humbur për sa i përket rëndësisë që investimet kapitale do të mund ta kishin normën e përgjithshme të rritjes ekonomike”, thekson ai për KosovaPress.
Zeka bëri të ditur se në takimin me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, diskutimi është përqendruar te rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur.
Ai thotë se OEAK mbështet iniciativën për Ballkanin e hapur.
“Diskutimi u përqendrua po ashtu tek rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, në rëndësinë që kanë, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur, për të cilin për momentin institucionet e Kosovës janë ngurues që të bëhet Kosova. Ne si Odë ekonomike Amerikane mbështesim iniciativën për Ballkanin e hapur, ku kemi provuar që ta theksojmë rëndësinë e një iniciative si Ballkani i hapur para qeverisë së Kosovës. Kemi kërkuar që e njëjta të bëhet pjesë e diskutimeve ku formësohet korniza për një treg të përbashkët rajonal me emrin Ballkani i hapur ose me ndonjë emër tjetër. Fatkeqësisht institucionet e vendit e shohin ndryshe këtë çështje”, përfundon Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A