LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja në Gramsh, kërkohet burgim për dy rusët dhe ukrainasin

Ngjarja në Gramsh, kërkohet burgim për dy rusët dhe ukrainasin

Dosja për dy shtetasit rusë dhe ukrainasin të dyshuar për spiunazh është dërguar në gjykatë.

Burime nga Prokuroria e Elbasanit për Euronews Albania bëjnë me dije se është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 3 shtetasit e huaj.

Pritet që seanca gjyqësore të zhvillohet ditën e nesërme.


Ngjarja që ndodhi 3 ditë më parë në uzinën e Gramshit:

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Flet ukrainasja që jeton në Shqipëri: Ukrainasi që shoqëronte rusët në uzinën e armëve, tradhtar
Lexo po ashtu Flet ukrainasja që jeton në Shqipëri: Ukrainasi që shoqëronte rusët në uzinën e armëve, tradhtar

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh një ditë më parë se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se hetimet vijojnë. Nga opozita nuk mungojnë akuzat dhe theksohet se është cenuar siguria kombëtare. /Euronews Albania/