LAJMI I FUNDIT:

Në një derbi tensionues, Chelsea dhe Tottenhamin i ndajnë pikët

Në një derbi tensionues, Chelsea dhe Tottenhamin i ndajnë pikët

Chelsea dhe Tottenhami i kanë ndarë pikët në derbin që u luajt në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

Pas vetëm 19-të minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me golin e Kalidou Koulibalyt, me Marc Cucurellan që ishte asistuesi.


Chelsea vazhdoi me dominim edhe pas shënimit të golit, duke mbyllur një pjesë të parë tejet të mirë.

Por, 45 minutat e dytë ishin edhe më tensionues, ku Thomas Tuchel dhe Antonio Conte morën kartonë të verdhë.

Ishte goli i Emile-Pierre Hojbjerg në minutën e 68-të, ai që acaroi gjërat mes të dyja kampeve, pasi një ndërhyrje e palejueshme nuk u akordua në favor të Kai Havertz, ndërsa Richarlison kishte zënë rrezën e shikimit për Edouard Mendyn tek goli i pranuar.

Por, kjo nuk demotivoi Chelsean, që riktheu epërsinë pas vetëm dhjetë minutash nga goli i barazimit.

Nga një asistim i Raheem Sterling, Reece James (78’), shënoi për 2-1, duke çuar të gjithë tifozët blu në këmbë.

Deri në fund, Chelsea nuk arriti të mbante epërsinë, pasi Harry Kane (90+6) shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Pas javës së dytë, Chelsea ka katër pikë, po aq sa ka edhe Tottenhami, gjersa në xhiron e tretë Blutë takohen me Leeds United, derisa Spurs do kenë punë me Wolvesin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori