Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e Ligës së Kombeve, ndaj Islandës që do të zhvillohet më 6 qershor në udhëtim dhe më pas ndaj Izraelit më 10 qershor në shtëpi.
Në prag të kësaj sfide, për disa ditë kanë dalë në konferenca për media disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare, teksa ditën e sotme ka qenë radha e Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasulës, të cilët kanë folur në lidhje me kundërshtarët e grupit B2.
Mbrojtësi i skuadrës sonë, Elsi Hysaj, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve u shpreh se është 100% gati për këto sfida, ndërsa vlerëson rritjen e nivelit të skuadrës shqiptare.
Fillimisht ekipi po bën përgatitjet maksimale për udhëtimin e Islandës, ndërsa Hysaj theksoi se kjo është një mundësi e artë për Shqipërinë për të fituar grupin dhe për të shkuar në play-off.
Gati për këto ndeshje? – Ne e kemi për detyrë të jemi gjithmonë gati kur na thërrasin në Kombëtare. Kam ardhur me shumë qejf. Me të vërtetë jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi shumë të mirë për të ecur përpara me Kombëtaren dhe duhet të tregojmë që po vazhdojmë të përmirësohemi ccdo ditë dhe më shumë. Unë jam 100% gati, ashtu sikurse edhe çunat.
A kemi nxjerrë mësime për Islandën dhe Izraelin? – Po, u bënë disa kohë që nuk luajmë kundër, por siç kemi bërë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, kemi treguar që dimë të luajmë më mirë, dimë të jemi më të rrezikshëm. Dje pamë ndeshjen Izrael – Islandë dhe pamë një skuadër që po rrinte mbrapa dhe po luante në kundërsulm. Tani po përgatitemi për këtë ndeshje. Edhe në ndeshjen ndaj Spanjës që luajtëm ishim mirë, duke treguar që niveli ynë është duke u rritur ccdo ditë e më shumë dhe besoj se të gjithë jemi gati për këtë ndeshje.
Vendi i parë në grup? – Jemi tre skuadra të forta, në një nivel të afërt. E shikojmë si një mundësi vërtetë sepse të gjithë e dimë që Rusia është një ekip me nivel të fortë dhe tani që mungon kemi më shumë mundësi për t’u renditur të parët dhe për të shkuar në play-off. E dimë që kemi një mundësi të artë që nuk duhet ta shpërdorojmë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrat më të mira. E shohim si një dritare më shumë për të shkuar në play-off.
Gati për Islandën? – Siç e thashë edhe më parë, të gjithë lojtarët që kanë ardhur këtu, kanë ardhur me qejf dhe me 100% fizik, për të ecur përpara me Kombëtaren. Besoj që jemi të gjithë gati për këtë ndeshje. Ne duhet të ikim aty dhe të shohim si do të shkojë ndeshja. Ne po analizojmë ndeshjet, do të kërkojmë të bëjmë më të mirën për të marrë rezultat në Islandë.
Gol tjetër ndaj Islandës? – Pak gola kam bërë. Shpresoj të jetë kjo ndeshje që të kem një mundësi tjetër, por nuk i dihet. Kemi parë Islandën dhe jemi përqendruar te loja e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze