LAJMI I FUNDIT:

Krokodili futet në një fushë të golfit në Florida

Krokodili futet në një fushë të golfit në Florida

Një grup lojtarësh të golfit në një fushë në Florida ndaluan përkohësisht lojën e tyre kur një krokodil masiv iu doli në rrugë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lisa Reed tha se ajo dhe grupi i saj ishin duke luajtur në Stoneybrook Golf Club në Estero kur zvarraniku i madh hyri në zonën e lojës.


“Kjo është hera e parë”, dëgjohet duke thënë një anëtar i grupit të Reed. “O zot”.

Krokodili iu afrua një topi në rrugë, por përfundoi duke e injoruar atë dhe duke lëvizur tutje. /Telegrafi/