LAJMI I FUNDIT:

Hiqni shtresat e gëlqeres në mënyrën më të thjeshtë: Gjithçka që ju nevojitet është një grejpfrut dhe kripa

Hiqni shtresat e gëlqeres në mënyrën më të thjeshtë: Gjithçka që ju nevojitet është një grejpfrut dhe kripa

Nuk keni nevojë për kimikate apo produkte të shtrenjta

Grejpfruti përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh esenciale. Lëndët ushqyese që përmban grejpfruti mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe janë një aleat i madh në procesin e humbjes së peshës.

Por, përveç përfitimeve të pabesueshme shëndetësore, grejpfruti është dëshmuar të jetë i shkëlqyer edhe në largimin e shtresave të gëlqeres dhe sapunit në kuzhinë dhe banjë, transmeton Telegrafi.


Si të pastroni gëlqeren me grejpfrut?

Merrni një grejpfrut dhe priteni në gjysmë. Më pas vendosni kripë në gjysmën tjetër.

Kini kujdes: përdorni kripë të imët për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve!

Spërkateni me kripë sipërfaqet që keni ndër mend t’i pastroni – në vaskë ose lavaman dhe më pas merrni gjysmën mbi të cilën keni spërkatur kripë dhe filloni t’i fërkoni sipërfaqet.

Ndërsa fërkoni sipërfaqet, shtrydhni gjysmën e grejpfrutit për të kulluar lëngun e tij. Pas fërkimit, shpëlajeni me ujë të vakët pjesët që keni kaluar. /Telegrafi/