LAJMI I FUNDIT:

Kamenicë, qytetarët festojnë me valle e tupana ndërprerjen e reformës në arsim

Kamenicë, qytetarët festojnë me valle e tupana ndërprerjen e reformës në arsim

Në fshatrat e Kamenicës po festohet ndërprerja e reformës në arsim.

Kryetari i zgjedhur, Kadri Rahimaj, ishte zotuar se nuk do ta zbatoj reformën e nisur nga paraardhësi i tij, Qëndron Kastrati.

Në një video të publikuar nga RTV Dukagjini, shihen një grumbull njerëzish që festojnë në rrugë në një fshat të Kamenicës.


Kastrati të dielën ishte i pari nga kandidatët për kryetarë komunash që e pranoi humbjen.

Ai kishte pranuar se reforma në arsim ishte ndër faktorët që e çoi atë në humbjen e zgjedhjeve.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”, shkroi Kastrati, duke i falënderuar ata që e mbështetën.

“Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!”, shkroi Kastrati.

Kastrati planifikonte t’i zbatonte reformat në 10 shkolla. Riorganizimi i shkollave u nis për shkak të numrit të vogël të nxënësve në disa prej tyre, e cila ndikonte edhe në cilësinë e arsimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori