LAJMI I FUNDIT:

Nga Guardiola te Mourinho dhe Ferguson, mësoni se kush është menaxheri më i suksesshëm nga ‘top 10’ i Ligës së Kampionëve

Nga Guardiola te Mourinho dhe Ferguson, mësoni se kush është menaxheri më i suksesshëm nga ‘top 10’ i Ligës së Kampionëve

Më vonë këtë muaj, Pep Guardiola do të drejtojë ekipin e tij në një finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 10 vjet.

Manchester City siguroi vendin e tyre në ndeshjen më të madhe të futbollit të klubeve të martën në mbrëmje, duke mundur Paris Saint-Germain me rezultat 2-0  në Etihad apo 4-1 në total.

Guardiola pa dyshim që ishte njëri nga më meritorët për këtë arritje të madhe të klubit anglez, edhe pse Liga e Kampionëve nuk ka qenë njëra nga garat e preferuara të trajnerit të Cityt në vitet e fundit.


Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jam krenar me kualifikimin në finale, lojtarët e merituan
Lexo po ashtu Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jam krenar me kualifikimin në finale, lojtarët e merituan

Në Bayern Munich, 50-vjeçari u eliminua në fazën gjysmëfinale të garës dy herë, ndërsa këtë sezon ishte hera e parë që ai kaloi më tej sesa çerekfinalet me Cityn.

Por, pavarësisht dështimit të tij për të fituar çmimin më të madh të Evropës që nga viti 2011 kur ai ishte te Barcelona, ​​rekordi i Guardiolas në Ligën e Kampionëve është ende mbresëlënës

Në këtë kohë kur po shkruajmë, menaxheri i Cityt është trajneri i katërt që ka grumbulluar më shumë pikë në këtë garë që kur u ri-dizajnua në sezonin 1992/93.

Por, kush janë dhjetë menaxherët më të suksesshëm në historinë e Ligës së Kampionëve.

Faqja e specializuar e statistikave Transfermarkt ka përpiluar listën me emra dhe Telegrafi ua sjell më poshtë atë.

10.Diego Simeone | 144 pikë

Ndeshje të luajtura: 79

9.Fabio Capello | 159 pikë

Ndeshje të luajtura: 86

8.Ottmar Hitzfeld | 171 pikë

Ndeshje të luajtura: 95

7.Rafa Benitez | 182 pikë

Ndeshje të luajtura: 95

6.Louis van Gaal | 187 pikë

Ndeshje të luajtura: 95

5.Jose Mourinho | 276 pikë

Ndeshje të luajtura: 151

4.Pep Guardiola | 285 pikë

Ndeshje të luajtura: 135

3.Arsene Wenger | 308 pikë

Ndeshje të luajtura: 188

2.Carlo Ancelotti | 312 pikë

Ndeshje të luajtura | 166

1.Sir Alex Ferguson | 365 pikë

Ndeshje të luajtura: 194

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori