LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Vaksina AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore tek asnjë i vaksinuar në Kosovë

Vitia: Vaksina AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore tek asnjë i vaksinuar në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se të vaksinuarit në Kosovë nuk kanë pasur asnjë efekt anësor deri më tani.

Gjatë konferencën për medie në Qendrën e Vaksinimit, në sallën “1 Tetori”, Vitia tha se deri më tani ekipa emergjente nuk kanë pasur raste të ankesave nga personat të cilët janë vaksinuar.

“Te të gjithë qytetarët dhe personeli shëndetësor, vaksina nuk ka pasur asnjë efekt anësor apo efekt të padëshirueshëm që do të mobilizonte epiken mjekësore emergjente. Ata kanë pasur më së paku punë, që është lajm i mirë pasi vaksina deri më tani te askush nuk ka pasur efekte anësore”, theksoi Vitia.


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia / Foto: MSH

Vitia tha se vaksina është e sigurt dhe ftoi të gjithë qytetarët mbi moshën 80-vjeçare që të lajmërohen dhe të vaksinohen.

“Të gjithë ata që për shkaqe objektive nuk kanë mundur të lajmërohen, apo kanë pasur problem me mbushjen e aplikacionit, do të bëhen ekipe mobile ku për personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpi. Deri në arritjen e kontingjentit tjetër, ky proces është shembull si punëtorët shëndetësor e kanë menaxhuar situatën deri këtu”, u shpreh Vitia para medieve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia / Foto: MSH

I pyetur në lidhje me ardhjen e kontingjentit tjetër të vaksinave në Kosovë, Vitia theksoi se ato sipas komunikimeve me COVAX-in, pritet të arrijnë në fund të këtij muaji, ose në fillimin të muajit maj.

“Kontingjenti i dytë pritet të vijë nga fundi i prillit ose fillimi i majit. Këto janë fjalët të cilat i kemi nga COVAX-i. Koha për vaksinimin me dozën e dytë, ashtu siç u shkruan edhe atyre që e kanë marrë vaksinën pra dozën e parë, është qershori, pra konsideroj se jemi në kohë”, theksoi Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori