Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka bërë të ditur se pas gërmimeve në afërsi të Rashkës në Serbi janë gjetur 16 trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.
Haxhiu, në interpelancën e sotme të kryeministrit Avdullah Hoti për të pagjeturit, tha se edhe pas 20 vitesh në Serbi po hapen varreza masive me trupa të shqiptare, ndërsa ata që luftuan për çlirim po gjykohen në Hagë.
“ Jemi dëshmitarë që u hap një varrezë masive në Serbi, sa kam informata aty janë nxjerrë 16 të pagjetur shqiptarë, të trupave shqiptarë të masakruar e vrarë në luftën e fundit. Pas 20 vitesh u hap një prej varrezave masive që ndodhen në Serbi, ndërsa në Hagë po gjykohen ata që bënë të pamundurën për të mbrojtur tokën e njerëzit e vet. Për të mbrojtur edhe këta 16 shqiptarë si shumë e shumë të tjerë që nuk janë të gjetur”, tha ajo.
Duke folur për rezolutën që e ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj seance plenare, deputetja e AAK-së tha se ajo nuk dallon nga rezolutat e tjera.
“E shikova rezolutën nuk është se ka diçka më shumë se rezolutat e tjera. Në fund të fundit duke ditur që rezolutat nuk janë obliguese këtë e kam thënë me dhjetëra herë, që nuk janë obliguese për qeverinë, ngase pikërisht çështja e të pagjeturve ka qenë tema që mua më shumë më ka shqetësuar se pse rezolutat nuk janë obliguese për qeverinë. Për këtë pse Kuvendi nxjerr një rezolutë atëherë përderisa është institucioni që monitoron qeverinë”, u shpreh ajo.
Ditë më parë edhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Kosova thanë se janë gjetur eshtra njerëzish në një minierë të hapur pranë qytetit serb të Rashkës. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës