Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka shkarkuar disa udhëheqës në pozita të larta të shtetit, përfshirë drejtorin e Policisë, të Doganës së Kosovës dhe drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, pa paralajmërim dhe kjo i zhgënjen profesionistët e mirëfilltë dhe e trimëron militantizmin e dëmshëm pseudoinstitucional, vlerësojnë për Telegrafin njohësit e çështjeve politike.
Analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se ndërmarrja për shkarkimin e brenda ditshëm të tre zyrtarëve të lartë shtetërorë mund të kundrohet si një tentim i kryeministrit Hoti që të imponojë respekt vendimmarrës në opinion.
Sipas tij, nuk ekziston ndonjë varshmëri kushtëzuese operative mes institucioneve të policisë, doganave dhe administratës tatimore, prandaj këto vendime s’mund të trajtohen si ndryshime zinxhirore përbrenda një strukture autonome.
“Është krijuar ideja që Hoti është më shumë ruajtës i status quo-së institucionale sesa ndryshues i gjendjes, prandaj me këto veprime ai ka synuar që portfolios së vet kryeministrore t’ia shtojë edhe këtë segment të lidershipit. Mirëpo, bie në sy që as ky kryeministër nuk ka mundur t’iu ikë praktikave negative të kryeministrave të mëhershëm, që shkarkimet e zyrtarëve të lartë të bëhen befasishëm, pa bazë të elaboruar argumentuese dhe me mungesë të arsyetimeve të detajshme e bindëse”, tha ai.
Siç vlerësoi Muhaxhiri, qasja e këtillë i zhgënjen profesionistët e mirëfilltë dhe e trimëron militantizmin e dëmshëm pseudo institucional.
Edhe Albana Rexha nga Demokracia Plus, thotë se për të bërë një vlerësim të kryeministrit Hoti, duhet pritur nëse në ato pozita do të emërohen njerëz profesionit apo të politikës.
Siç tha ajo, procesi i shkarkimit të tyre ka qenë jo transparentë pasi nuk është adresuar performanca e tyre.
“Për të vlerësuar më mirë shkarkimet e Hotit besoj se duhet të presim dhe të shohim nëse në ato pozita do emërohen njerëz profesionist apo njerëz të politikës. Pasi që, procesi i shkarkimit të tyre ka qenë jo-transparent në kuptimin se nuk është adresuar performanca e tyre, mundësitë janë shumë më të mëdha që të emërohen njerëz të afërt me partitë në pushtet”, tha Rexha.
Ajo tutje theksoi se ky skenar nuk do të jetë i mirëpritur nga askush, përpos atyre që janë të përfshirë në këtë proces.
“Ky skenar nuk do të jetë i mirëpritur nga askush, përveç atyre që janë të përfshirë në proces dhe nënkupton se do të vazhdoj kapja e këtyre institucioneve siç edhe ka ndodh më herët nga partitë në pushtet, e posaçërisht nga PDK-ja. Një indikacion i qartë se institucioni i policisë ka qenë i influencuar nga kjo parti përmes pozitës së drejtorit tregojnë edhe reagimet e shumta të pabazuara nga anëtarët e PDK-së kundër shkarkimit. Andaj, vlerësoj se nëse këto shkarkime zëvendësohen me njerz të politikës, i bie se do të kemi vetëm ndërrim të partive politike që menaxhojnë me këto institucione dhe asgjë më shumë në drejtim të qeverisjes së mirë dhe transparente”, tha ndër të tjera ajo.
Rexha po ashtu vlerësoi se është me rëndësi që ushtruesit e detyrës të mos vazhdojnë të ushtrojnë atë detyre në pafundësi dhe në shkelje të ligjit.
Siç tha Rexha nga Demokracia Plus, të emërohen në pozita me kompetenca të plota dhe në përputhje me ligjin.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti të premten ka shkarkuar disa udhëheqësi në pozita të larta të shtetit. Ai shkarkoi drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka dhe drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.
Ndërsa në krye të tyre ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Bajram Rexhën, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur