LAJMI I FUNDIT:

Joao Mario: Felix duhej t’i bashkohej Barcelonës dhe jo Atleticos

Joao Mario: Felix duhej t’i bashkohej Barcelonës dhe jo Atleticos

Joao Mario e ka pranuar se bashkëlojtari i tij te kombëtarja e Portugalisë, Joao Felix, duhej të transferohej te Barcelona para Atletico Madridit verën e kaluar.

Mesfushori portugez përfundoi duke luajtur kundër Joao Felixit dhe Atleticos, kur Lokomotiv Moska u përball në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Mario i cili ka luajtur disa herë me Felixin, pasi janë bashkëlojtarë te kombëtarja e Portugalisë, e ka këshilluar sulmuesin për klubin e ri.


Lionel Messi emëron 15 lojtarët që do të bëhen më të mirët në botë
Lexo po ashtu Lionel Messi emëron 15 lojtarët që do të bëhen më të mirët në botë

“Atletico është një nga ato skuadra që, nga jashtë, duket se punojnë shumë, sikur të ishte një ekip italian që luan në Spanjë”, ka thënë fillimisht Joao Mario për Eleven Sports.

“Tetëdhjetë për qind e lojës së Benficës ishte sulmuese. Prandaj, së bashku me presionin e çmimit, nuk është e thjeshtë të përshtatesh në Atletico”.

Van der Vaart: Felix është në klubin e gabuar dhe po punon me trajnerin e gabuar
Lexo po ashtu Van der Vaart: Felix është në klubin e gabuar dhe po punon me trajnerin e gabuar

“Krahasoni atë me, për shembull, me një ekip si Barcelona ku, megjithëse presioni mund të ishte më i madh, stili i tyre i lojës është më i përshtatshëm për të”.

“Unë mendoj se ai do të përshtatej më mirë atje, më pëlqen shumë ai stil i lojës”, përfundoi mesfushori portugez. /Telegrafi/