LAJMI I FUNDIT:

Xavi projekton të ardhmen me Barcelonën: Dua të kthehem, por me kontroll të plotë në vendimmarrje

Xavi projekton të ardhmen me Barcelonën: Dua të kthehem, por me kontroll të plotë në vendimmarrje

Legjenda e Barcelonës, ​​Xavi Hernandez ka folur për dëshirën e tij për t’u rikthyer në klub, por me kontroll të plotë mbi vendimmarrjen.

Spanjolli kundërshtoi mundësinë për të zëvendësuar ish-trajnerin Ernesto Valverde në janar, duke zgjedhur të mbetet në krye të skuadrës së Al Sadd.


Katalunasit kanë sjellë në ekip trajnerin Quique Setien, në një marrëveshje deri në vitin 2022, por Xavi sheh një rikthim në Camp Nou në të ardhmen.

Xavi konfirmon takimin: Ëndrra ime është të menaxhoj Barcelonën, por jam i përqendruar te Al-Sadd
Lexo po ashtu Xavi konfirmon takimin: Ëndrra ime është të menaxhoj Barcelonën, por jam i përqendruar te Al-Sadd

“Jam i qartë se unë dua të kthehem te Barcelona dhe jam i ngazëllyer për këtë”, ka thënë fillimisht Xavi në një intervistë për gazetën katalanase La Vanguardia.

“Me përvojën që kam fituar, tani mund ta shoh veten të jem në gjendje të kontribuoj në zhvillimin e lojtarëve”.

“Megjithatë, do të duhej të ishte një projekt që fillon nga e para, pa ndikime toksike”.

“Të gjitha pjesët e klubit duhet të punojnë së bashku, gjë për të cilën unë e vlerësoj, por fjala e fundit dhe marrja e vendimeve do të ishin për mua”, përfundoi legjenda spanjolle.

Xavi zbulon se e refuzoi ofertën e Barcelonës, tregon edhe arsyen
Lexo po ashtu Xavi zbulon se e refuzoi ofertën e Barcelonës, tregon edhe arsyen

40-vjeçari luajti me Gerard Pique, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Lionel Messi gjatë kohës së tij si lojtar, por shumica e tyre do të jenë afër pensionit më 2022.

Xavi mbetet i dashur nga tifozët e Barcelonës pas një karriere të shkëlqyeshme me klubin dhe emërimi i tij si menaxher do të marrë një mbështetje të konsiderueshme në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori