Reshjet e borës dhe shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve në vazhdim në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.
Parashikuesi i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë datave 28 dhe 29 shkurt pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat barike pritet të ketë rritje, derisa në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat maksimale. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin -2 deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë-herë me vrull”, tha Aliu për Telegrafin.
Aliu ka thënë se gjatë dy ditëve në vijim po ashtu parashihet që të ketë erëra në pjesën veriore të Dukagjinit, me theks të veçantë në Istog dhe rrethinë të cilat do të kenë një rreze veprimi nga 10 deri në 12 km.
“Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihet të ketë reshje të shiut e të borës. Në pjesën veriore të Dukagjinit, pritet përsëri të ketë erëra mesatare, deri në të fuqishme, me theks të veçantë në Istog dhe rrethinë, me një rreze veprimi prej 10 deri 12 km”, tha Aliu për Telegrafin.
Megjithëse, reshjet nuk kanë pushuar, rrugët nëpër të gjithë territorin e Kosovës, deri tani kanë qenë të kalueshme.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Fillojetë Konjuhi.
Sipas Konjuhit, që nga mbrëmë, ekipet për mirëmbajtje të rrugëve kanë dalur në terren, ndërsa intervenime janë bërë në disa zona malore.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme nuk ka problem, as me fillimin e reshjeve nuk janë paraqitur probleme, pasi kompanitë kanë dal nëpër terren qysh nga mbrëmë meqë kanë qenë temperaturat e ulta, ku është intervenuar në disa vise malore”, tha Konjuhi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës