Zinku nuk ka efekt nëse e merrni në mbrëmje: Në ç’kohë duhet të merrni suplemente për të pasur efekt?
Për të pasur vërtet efekt vitaminat dhe mineralet për forcimin e imunitetit dhe për përmirësimin e shëndetit, është me rëndësi t’i merrni në kohën e duhur të ditës, sepse absorbimi i tyre atëherë është më i mirë
Gjithashtu është treguar që disa kanë efekt më mirë në lukth të thatë, ndërsa të tjerët merren ekskluzivisht me ushqim, ndërkaq disa kombinime vitaminash dhe mineralesh mund të ngadalësojnë absorbimin, derisa të tjerat mundësojnë që të veprojnë drejt në organizëm, transmeton Telegrafi.
Mjekët tërheqin vërejtjen që suplementet nuk duhet marrë me vetiniciativë, por pas konsultimit me ekspertin edhe madje pas analizave të cilat kanë treguar mungesën e tyre.
Vitaminat të cilat merren në mëngjes
Vitamina B12 më së miri është të merret në lukth të thatë me vitaminën B1 dhe bakër. Kjo vitaminë B12 nxit krijimin e energjisë dhe prandaj duhet marrë në mëngjes në lukth të thatë.
Veç kësaj, në mëngjes është koha edhe për marrjen e vitaminës C, e cila mund të merret me vitaminat B12, E dhe A.
Shtesa e hekurit gjithashtu merret në mëngjes, mirëpo bashkë me ushqimin, që të mos “bjerë” rëndë në lukth, mirëpo është me rëndësi të mos merret në kombinim me zinkun, vitaminën E, manganin apo kalciumin.
Pasdite
Në këtë kohë vitaminat duhet patjetër të merren me ushqim. Rekomandohet që atëherë të merret zinku, më së miri në kombinim me vitaminat A, C dhe B12.
Nëse pini zink, shmangni marrjen e hekurit, bakrit dhe vitaminës B9. Në drekë duhet marrë edhe vitamina A, më së miri me vitaminat C dhe E, si edhe me zink.
Vitaminat e mbrëmjes
Me ushqim, gjatë apo pas darkës do të duhej marrë vitamina D, më së miri në kombinim me kalciumin i cili rrit absorbimin e vet. Veç kësaj, kombinim i mirë janë vitamina D dhe vaji i peshkut.
Para gjumit
Për të përmirësuar tretjen, merrni probiotikë rreth dy orë pas darkës. Para se të flini gjumë koha ideale është edhe për marrjen e magnezit. Mundeni ta merrni me kalcium dhe vitaminë B6. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit