LAJMI I FUNDIT:

Van Halen vuan nga kanceri që beson se e ka fituar duke e mbajtur në gojë dridhësen e kitarës

Van Halen vuan nga kanceri që beson se e ka fituar duke e mbajtur në gojë dridhësen e kitarës
Eddie Van Halen në vitin 2015 (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Eddie Van Halen vuan nga kanceri i fytit, të cilin beson se e ka si pasojë e thithjes së vazhdueshme të dridhëses metalike të kitarës ndër vite.

Rokeri 64 vjeçar është diagnostikuar me këtë sëmundje para afro dy dekadash, ndërsa ka udhëtuar vazhdimisht nga SHBA-të drejt Gjermanisë për t’u trajtuar – bën të ditur TMZ.


Në vitin 2000, atij i është hequr një e treta e gjuhës, ndërsa në vitin 2002 nuk kishte pasur qeliza kanceroze. Por, sëmundja i është kthyer dhe në pesë vitet e fundit është mjekuar në Gjermani me rrezatim.

Eddie Van Halen në vitin 2012 (Foto: David Becker/Getty Images/Guliver)

Kitaristi i grupit legjendar “Van Halen” ka konsumuar shumë duhan, megjithatë për diagnozën e tij e fajëson mbajtjen në gojë të dridhëses së kitarës për vite të tëra në skenë.

Në vitin 2015, Eddie kishte thënë për Billboard se ka shfrytëzuar dridhëse metalike, nga bronzi dhe bakri, të cilat gjatë gjithë kohës i ka mbajtur në gojë – pikërisht në vendin ku ia kishte nisur kanceri në gjuhë.

Eddie Van Halen në vitin 2004 (Foto: Paul Buck/Getty Images/Guliver)

Njëherësh, ai thuajse ka jetuar në studion e grupit të mbushur me energji elektromagnetike. Kjo është një teori duke përfshirë edhe konsumimin e duhanit dhe drogave, edhe pse në mushkëri nuk ka pasur qeliza kanceroze.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të tij, grupi “Van Halen” (që përbëhet nga Eddie, vëllai i tij Alex Van Halen që luan në bateri, këngëtari David Lee Roth dhe djali i Eddiet, Wolfgang Van Halen, i cili luan në bas kitarë) që nga viti 2015 nuk ka mbajtur koncerte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori