Qytetarë serbë të veriut të Mitrovicës, pronarë dyqanesh e biznesesh, punëmarrës e afaristë janë ankuar se çmimet e të gjitha produkteve të cilat importohen nga Serbia janë rritur për 10 për qind. Ata druajnë se do të ketë ndryshim çmimi edhe te materiali ndërtimor pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Serbët e veriut të Mitrovicës janë ankuar se çmimet e të gjitha produkteve kanë lëvizur menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vënie të taksës 10 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës.
Sipas një ankete, që e ka realizuar radio “Kontakt Plus” në veri të Mitrovicës, serbët janë ankuar se rritja e çmimeve është “goditje në xhepin e qytetarëve”. Sidomos serbët janë ankuar në ngritjen e çmimit të qumështit dhe të produkteve të qumështit.
Sipas tyre, një litër qumësht “Kravica” tani kushton 110 dinarë ose rreth 1 euro.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 10 për qind në pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë ka bërë që çmimet e të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja të rriten. Në bazë të çmimit të qumështit i cili ka qenë 8 centë tanë është 18 centë, në jogurt që ka qenë 18 centë tani është 28 centë, si dhe në qumështin prej çokollate”, është shprehur Nikolla Çeperkoviq nga qumështorja “Imlek”, i cili ka sqaruar se çmimet janë rritur si pasojë e taksës që ka vënë Prishtina. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak