Ftohjet e zakonshme, gripi dhe infeksionet e tjera të frymëmarrjes janë në rritje të vazhdueshme
Mos kini frikë, me këto këshilla kryesore ju mund të ndihmoni në luftimin e simptomave të ftohjes dhe gripit dhe të ndihmoni në fillimin e sistemit tuaj imunitar
Megjithatë, si t’i shmangemi ftohjeve dhe gripit? Për ta arritur këtë, ndiqni këshillat e mëposhtme.
Largohuni nga njerëzit që teshtijnë
Padyshim që nuk doni të dukeni të vrazhdë, por teshtima mund të përfshijë një ambient prej 20 metrave! Nëse një i panjohur afër teje fillon të tregoj shenja të gripit, largohuni pak dhe ndërroni ulësen. Gjithë çka ju duhet të thoni është “Më falni- unë shumë shpejt marr gripin”
Sigurohuni që ju nuk jeni keqbërësi! Kur mendoni se jeni gati të teshtini, mbulohuni me bërryl. Nëse do t’i përdorni duart gjithë ditën ju nuk do të donit që t’i shpërndani mikrobet në dorezën e derës ose tastierën e kompjuterit tuaj, transmeton Telegrafi.
Mbani pastërtinë
Nuk është nevoja që ju të keni shumë frikë nga mikrobet. Por, nëse ju vazhdimisht prekni gjëra siç janë doreza e derës, atëherë ka kuptim pse shumica e familjes janë të sëmurë.
Gjithashtu, ju e dini që është shumë esenciale t’i pastroni duart shpesh. Sapuni i zakonshëm dhe uji i nxehtë do t’i mbysin mikrobet, vetëm sigurohuni që do t’i shpërlani mirë duart. Dhe mos ndaloni së pastruari ato edhe nëse tashmë jeni i sëmurë. Duke i pastruar duart tuaja rregullisht, ju zvogëloni dhe e parandaloni gripin.
Hani një lugë me mjaltë
Mjalti besohet se është antibakterial, është i trashë dhe zbutë skuqjet në fyt.
Mos përdorin tableta antibakteriale
Të ftohtit dhe gripi vijnë si pasojë e viruseve dhe jo e baktereve. Kjo do të thotë se antibiotikët të cilët mbysin baktere janë të panevojshme për të ftohtin. Mos kërkoni nga doktori një recetë të tillë. Çka ju nevojitet të dini më shumë? Antibiotikët kanë efekte anësore. Ata mund t’i mbysin bakteret e mira në trupin tuaj, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe gjërave tjerat të rëndësishme, siç janë mbrojtjet nga infeksionet në vagjinë.
Kur jeni të sëmurë anashkaloni ushtrimet
Ju ndoshta do të ndiheni pak më mirë nëse bëni ca ushtrime të lehta ose mendoni të bëni ca joga për ta rritur qarkullimin e gjakut në trup. Por nëse jeni duke pasur një betejë të vështirë me të ftohtin dhe gripin, nuk është koha perfekte për ushtrime. Trupi juaj ka nevojë për të ruajtur energji në mënyrë që t’i largojë viruset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje