Para udhëtimit për sfidën e radhës me Ishujt Faroe, Kosova, sot, ka mbajtur një stërvitje ku fokusi ka qenë në mënjanimin e dobësive dhe lëshimeve nga ndeshja me Maltën.
Po ashtu në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike, duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovën.
Stërvitjet i ndoqi edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili gjatë tërë kohës po qëndron afër ekipit kombëtar.
Nesër (e shtunë) në orën 7:00, Kosova udhëton për në Ishujt Faroe.
Pas stërvitjeve disa nga futbollistët folë për stërvitjen dhe ndeshjen e radhës.
Milot Rashica thotë se fitorja ndaj Maltës u ka dhënë më shumë vullnet për të arritur rezultate pozitiv ndaj Ishujve Faroe.
“Jemi përgatitur mjaft mirë dhe kemi punuar me shumë përkushtim. Fitorja kundër Maltës na nxitë edhe më shumë dhe në ndeshje me Ishujt Faroe do të japim maksimumin që mos të kthehemi duarthatë”, deklaroi Rashica.
Në anën tjetër, Benard Berisha, që nuk luajti asnjë minutë, thotë se skuadra është e bashkuar.
“Grupi është shumë i bashkuar dhe kemi stërvitur mirë sikur që edhe fitorja ndaj Maltës është një plus për neve sepse udhëtojmë dukshëm më të relaksuar e që unë besojë dhe shpresojë në fitore dhe ta mbajmë sigurt vendin e parë në grup”, deklaroi Berisha.
Mesfushori Besar Halimi, deklaron se fitorja me Maltë iu ka dhënë besim.
“Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në Kombëtare dhe kemi punuar me shumë zell”.
“Por edhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë dhe më shumë motiv që në ndeshjen kundër Ishujve Faroe të ngadhënjejmë dhe të ecim sigurt në krye të grupit”, ka thënë Halimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame