LAJMI I FUNDIT:

Mijëra euro dëme në Suharekë, banorët rrëfejnë tmerrin e përmbytjeve më të mëdha të pasluftës (Video)

Mijëra euro dëme në Suharekë, banorët rrëfejnë tmerrin e përmbytjeve më të mëdha të pasluftës (Video)

I gjithë qyteti i Suharekës dhe 70 për qind e fshatrave të kësaj komune janë prekur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme që kanë ndodhur natën e ditës së mërkurë.

Këto vërshime kanë shkaktuar mijëra euro dëme materiale në shtëpi dhe biznese.


Anëtarët e familjes Fetaj nga Reçani i Suharekës madje nuk kanë vëne gjumë në sy.

Gjithë natën e kanë kaluar duke larguar ujin që ka hyrë në bodrumin e tyre, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme.

Shaqir Fetaj thotë se niveli i ujit ka shkuar mbi 1 metër e gjysmë. Ndërsa sipas tij dëmet kalojnë shifrën e 16 mijë eurove.

“Dëme të mëdha na ka bërë shiu, deri në 16 mijë euro llogaritet dëmi. Uji ka arritur nivelin deri në 1 metër e gjysmë”, thotë për RTV Dukagjinin, Shaqir Fetaj.

E më mirë nuk janë ndarë as pronarët e bizneseve. Skender Gashi thotë se reshjet ia dëmtuan pajisjet muzikore që kushtojnë rreth 10 mijë euro.

“Rreth 10 mijë euro dëme kam pasur, pasi më janë dëmtuar pajisjet muzikore me të cilat kam punuar. Edhe pajisjet shtëpiake më janë dëmtuar, tash kam marrë pompa me qira për ta larguar ujin”, thotë Skender Gashi, përcjell Telegrafi.

E Bashkim Kryeziu, cili merret me shitje mobilerish, thotë se po ashtu dëmet që i janë shkaktuar kalojnë vlerën e 10 mije eurove.

Te prekur nga vërshimet janë edhe disa pjesë të objektit të komunës. Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj gjendjen e cilësoj alarmante.

Reshjet e të mërkurës mbrëma në Suharekë kanë dëmtuar rënd fshatin dhe banorët e Leshanit. Qerim Elshani mes lotësh kujton orët e reshjeve që i morën komplet katin e parë të shtëpisë.

Pothuajse çdo shtëpi e oborr në fshatin Leshan u përball me vërshime.

Dikush me më shumë dëme e dikush me më pak, banorët e fshatit u mobilizuan për t’i dalë në ndihmë njëri tjetrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori