LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e mirë natyrale për heqjen e nikotinës dhe katranit nga mushkëritë!

Mënyra më e mirë natyrale për heqjen e nikotinës dhe katranit nga mushkëritë!

Pirja e duhanit është padyshim gjë e keqe për shëndetin. Duhani e dëmton thuajse çdo organ të trupit, por më së shumti e pësojnë mushkëritë

Kur thithni duhan, mushkëritë mbushen me nikotinë dhe katran, transmeton Telegrafi.

Sipas American Lung Association, pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjeve preventive në SHBA, e cila i shkakton mbi 438,000 vdekje në vit. Prandaj, ata rekomandojnë që të ndaloni konsumimin e duhanit aq më shpejt që është e mundur.


Por, përderisa keni katran dhe nikotinë në mushkëri, ekziston një zgjidhje e lehtë dhe natyrale e cila i pastron mushkëritë.

Përbërësit:

– Një litër ujë
– 400 gramë qepë
– 400 gramë sheqer ose mjaltë
– Dy lugë gjelle shafran
– Një rrënjë xhenxhefili

Vlojeni ujin me sheqer, ose nëse keni zgjedhur mjaltë, vetëm shtojani atë në fund. Preni qepët dhe rrënjën e xhenxhefilit, pastaj shtoni në ujin e vluar.

Kur uji të vlojë prapë, shtoni pluhurin e shafranit dhe zvogëloni temperaturën e nxehjes. Produktin vendoseni në një kavanoz, ndërsa kur të ftohet vendoseni në frigorifer.

Dy lugë gjelle të këtij produkti i konsumoni në mëngjes, kur e keni stomakun bosh, dhe dy tjera në mbrëmje, dy orë pasi të keni ngrënë shujtën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori