LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Spanja shtet mik, së shpejti do ta njeh pavarësinë e Kosovës

Thaçi: Spanja shtet mik, së shpejti do ta njeh pavarësinë e Kosovës
epa05155244 Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci reacts during a joint press conference with Austrian Foreign Minister Sebastian Kurz, in Pristina, Kosovo, 11 February 2016. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin e tij se Spanja, “një shtet miqësor”, së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë gjatë një interviste për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, ku nuk ka dashur të tërheq paralele mes shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe lëvizjeve separatiste në Spanjë.

“Spanja nuk është Serbi, e as Katalonia Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili do të merr pjesë sot në inaugurimin e projektit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë, së bashku me Mbretin e Spanjës, Juan Carlos I, dhe disa presidentë tjerë.


Thaçi ka folur edhe për terrorizmin, duke theksuar se vendi i tij ka “zero tolerancë” ndaj “grupeve kriminale dhe terroristëve radikalë islamikë” dhe ka shtuar se Kosova do të jetë “aktive në sistemin global anti-terrorizëm”.

“Të gjithë e dinë se ne nuk kemi të bëjmë asgjë me aktivitete kriminale dhe terroriste. Në Kosovë ka zero tolerancë për këto aktivitete”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

“Kosova, sikurse vendet tjera, nuk ka qenë imune për sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve të saj nëpër luftërat në Lindje të Mesme. Megjithatë, ne tashmë i kemi ndërmarr masat ligjore për të parandaluar radikalizmin”, ka theksuar presidenti Thaçi në këtë intervistë.

Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me Spanjën, si dhe me administratën e Katalonisë dhe Shtetit Bask, Thaçi tha se “Spanja është shtet mik i Kosovës” duke sqaruar se “institucionet e Kosovës kanë marrëdhëniet të mira me institucionet e Spanjës në Madrid”.

Në këtë pikë, siç transmeton Koha.net, Thaçi ka shfaqur besimin se “Spanja do të merr vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës. Shpresoj që kjo të ndodhë shpejt”.

“E kam vizituar Madridin. Spanja ka njohur dokumentet me të cilat është shpallur pavarësia. Gjithashtu, edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata si UEFA e FIFA, është mirëpritur nga të gjithë. Spanja ka duartrokitur dhe përshëndetur paqen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, ka potencuar Thaçi.

Ai ka lavdëruar edhe trupat spanjolle në kuadër të KFOR-it të cilët tha se kanë bërë një punë shumë të mirë.

“Në vendin tim, opinioni publik e njeh shumë mirë Spanjën, dhe kjo mund të dëshmohet nga përkrahësit e shumtë të Real Madridit apo Barcelonës”, ka shtuar ai.

Në këtë intervistë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar rastin që t’u bëjë thirrje vendeve të Amerikës Latine që ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi që, sipas tij, Kosova “ka prodhuar argumente të mjaftueshme të tolerancës dhe zhvillimit” në mënyrë që vendet që s’e kanë njohur edhe vendin tonë, ta njohin.

Duke u ndalur tek çështja BREXIT, Thaçi tha se 90 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për anëtarësim të vendit në BE dhe në NATO.

“Qëllimi dhe vizioni i Kosovës është që të jetë pjesë e integruar e familjes Evropiane”, tha Thaçi.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Brukseli, i cili është vonuar me integrimin e vendeve të Ballkanit, nuk duhet t’i keqpërdor aplikacionet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai për fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori