LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtohet mohimi i rikandidimit për rektor

Kundërshtohet mohimi i rikandidimit për rektor

Konkursi i dytë për rektor të Universitetit të Prishtinës do të shpallet të hënën, më 14 mars, dhe do të jetë i hapur deri më 28 të këtij muaji, përkatësisht dy javë, por në të nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë kandidatët e konkursit të parë.

Këshilli Drejtues i UP-së mori vendim të premten për rishpalljen e konkursit për rektor, pasi një jave që kur ka dështuar zgjedhja e rektorit nga konkursi i parë, ndonëse janë mbajtur tri raunde votimesh, shkruan sot Koha Ditore.


E vendimi që në të të mos kenë të drejtë të konkurrojnë kandidatët e konkursit të parë po shihet si diskriminim nga KMDLNJ-ja dhe juristët.

Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka thënë të dielën se mohimi i së drejtës për dikë që të konkurrojë në një konkurs publik përbën shkelje ligjore.

E profesori Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve juridike, ka thënë se parimisht është e drejtë themelore kushtetuese dhe njerëzor që secili qytetar të konkurrojë në një konkurs publik kurdoherë që konsideron se mund të jetë kandidat potencial për një pozitë dhe detyrë të caktuar.