Lachie Gill u kurorëzua fitues i “The Voice Australia” për vitin 2022, dhe disa fansa të shfaqjes nuk janë të kënaqur me rezultatin.
24-vjeçari u përball me finalistët e tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene, dhe disa mendonin se fitorja e tij nuk ishte e merituar.
Disa shikues u lajmëruan në Twitter për të shprehur mendimin e tyre se Lachie fitoi vetëm sepse është i bardhë, shkruan DailyMail Australia.
“Me siguri askush nuk është i befasuar që djali i bukur i bardhë fitoi”, shkroi një person në Twitter, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Lachey fitoi? Tinguj për të bardhën”.
“Me të vërtetë e urrej ta them këtë, por ishin tre vokalistë të nivelit tjetër në ‘The Voice Australia’ në finale. Dhe fituesi nuk ishte njëri prej tyre. Megjithatë ishte i vetmi i bardhë. Vërtet nuk mund të mendoj për një shpjegim tjetër”, ka shkruar një tjetër në Twitter.
“Me sa duket gjithçka që ju nevojitet për të fituar ‘The Voice Australia’ është të jeni një burrë i bardhë mediokër!”, shtoi një tjetër fans i shfaqjes.
Ndërkohë një tjetër tha: “Nuk ka mundësi. Kjo është e manipuluar. Djalë i bardhë që i përshtatet kostumit”.
“Nuk ka habi atje. Tre vokalistë të klasit botëror dhe një lojtar i AFL që luan kitarë. Australia do të votojë të bardhët”, shkroi një tjetër në Twitter.
“Po, një djalë i bardhë pa zë fitoi ‘The Voice Australia’. Çfarë mund të shkojë më keq? Ne duhet të kërkojmë të shohim të gjitha votat që erdhën”, thirri një tjetër.
Gjatë episodit të madh të finales të së dielës mbrëma, Lachie fitoi çmimin prej 100,000 dollarësh dhe një kontratë regjistrimi me Universal Music Australia.
Pasi prezantuesja Sonia Kruger shpalli rezultatin, ish-futbollisti tha se ai ishte ‘i befasuar’.
“Oh Zoti im! Që në fillim, nuk do ta prisja kurrë këtë. Unë jam i mahnitur. Shumë faleminderit. Uau. Faleminderit” – bërtiti Lachie.
Trajnerja e Lachiet, këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, e lavdëroi atë për talentin e tij dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre.
“Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha 30-vjeçarja.
Rita dhe Lachie performuan hitin e Lady Gagas, “Always Remember Us This Way” gjatë finales së madhe të shfaqjes së talenteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'