Lachie Gill është fituesi i “The Voice Australia” për vitin 2022.
Gjatë episodit të madh të finales të së dielës mbrëma, 24-vjeçari fitoi çmimin prej 100,000 dollarësh dhe një kontratë me Universal Music Australia.
Pasi prezantuesja Sonia Kruger dha vendimin, ish-futbollisti tha se ai ishte ‘i befasuar’, shkruan DailyMail.
“Oh Zoti im! Që në fillim, nuk do ta prisja kurrë këtë. Unë jam i mahnitur. Shumë faleminderit. Uau. Faleminderit” – bërtiti Lachie.
Trajnerja e Lachiet, këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, e lavdëroi atë për talentin e tij dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre.
“Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha Ora.
Që në fillim, Rita ishte e vendosur të merrte Lachien e talentuar në skuadrën e saj gjatë audicioneve të fshehura.
“Lachie është në një ligë të tijën; ai është tregimtari i fundit dhe ka aftësinë për të kapur audiencën dhe për t’i bërë ata të shkojnë së bashku me të. Ai këndon sikur të ishte hera e fundit, çdo herë”, tha ajo.
Rita dhe Lachie performuan hitin e Lady Gagas, “Always Remember Us This Way” gjatë finales së madhe të së dielës.
View this post on Instagram
Lachie falënderoi interpretuesen e hitit “Body on Me”, Rita Orën, që i kujtoi atij të qëndronte autentik.
“Më ke dhënë këngë sfiduese, por gjithmonë ke thënë: ‘Mos u mundo të bëhesh dikush tjetër, thjesht bëje në mënyrën e Lachiet’”, tha ai.
Lachie iu bashkuan në skenë finalistët e tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene, të cilët të gjithë dhanë performanca të jashtëzakonshme gjatë mbrëmjes finale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Egla Ceno përmbys rekordet – Videoja e fikjes së dritave të Big Brother VIP shënon shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij
“Jam miss Londra, jo miss pyka” – Françeska nuk ndal ‘thumbat’ ndaj banorëve të BBVA
Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia
Kush ishte këngëtari shqiptar që u vra në Shkup?
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin
E shtyu gazetaren në sy të kamerave, Roza Lati jep sqarim për veprimin skandaloz në tapetin e kuq
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës