Deklarata e Ed Woodward se në verën që vjen nuk mund të pritet biznes i zakonshëm në tregun e transferimeve për Manchester Unitedin, nuk mund të konsiderohet si një befasi.

Djajtë e Kuq do të jenë një situatë më të mirë se klubet rivale pas hapjes së afatit kalimtar, për shkak të pandemisë COVID-19 që ka ndikuar në ekonominë globale dhe këtë rast edhe në botën e futbollit.

Është raportuar se trajnerit Ole Gunnar Solskjaer i është bërë e qartë se për të transferuar lojtarë të rinj duhet të grumbullojë fonde duke i shitur disa futbollistë që i ka në dispozicion.

Paul Pogba është emri më i lakuar në tregun e transferimeve, ndërsa Juventusi dhe Real Madridi janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e tij.

(Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Francezi ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2021, ndërsa në verën e kaluar klubi anglez e vlerësonte rreth 180 milionë funte (206 milionë euro). Mirëpo, ky çmim do të jetë dukshëm më i ulët si pasojë e krizës së coronavirusit dhe duke qenë se atij i mbetet vetëm edhe një vit në kontratën e tij.

Ed Woodward paralajmëron se Unitedi nuk do të shpenzojë shuma të mëdha këtë verë Ed Woodward paralajmëron se Unitedi nuk do të shpenzojë shuma të mëdha këtë verë

Djajtë e Kuq do të përballen me një situatë të vështirë kur të hapet afati kalimtar, sepse ose duhet ta shesin me një çmim më të lirë, ose duhet ta bindin të qëndrojë. Përndryshe, në vitin 2021 ai do të largohej me parametrat zero. /Telegrafi/