Pushimi në liga për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve mund të jetë frustuese për disa tifozë të futbollit të cilët mezi presin të kryet ky pushim dyjavor.
Me këtë rast ne do të iu mbajmë aktiv me lajme interesante rreth top pesë ligave më të mira në Evropë.
Real Madridi e Barcelona e kanë filluar mirë në La Liga, por jo dhe Paris Saint-Germain në Ligue 1, kurse Liverpooli dhe RB Leipzig kanë befasuar të gjithë në Ligat e tyre përkatëse. Serie A? Si gjithmonë aty prinë Juventusi.
Por, të ndalemi pak të individët? Më poshtë keni 50 lojtarët më të mirë në këtë fillim të sezoni, lista është e përpiluar nga faqja angleze e statistikave Squawka. /Telegrafi/
Paraqitjet në Ligën Premier: 8
Statistikat kyçe: Mustafi ka bërë 38 spastrime të topit në zonë, 24 ndalje të pasimeve kundërshtare, por Mustafi vlerësohet lart edhe për saktësinë e pasimeve dhe sigurinë që ka në mbrojte.
Paraqitjet në La Liga: 9
Statistikat kyçe: Asnjë lojtar në La Liga nuk ka pasur gjuajte në portë më shumë se argjentinasi (31). Messi ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit.
Paraqitjet në Ligën Premier: 11
Statistikat kyçe: Braziliani është lojtari me më së shumti pasime (129) të suksesshme në fazën sulmuese në top pesë ligat evropiane. Coutinho ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit.
Paraqitjet në Ligën Premier: 11
Statistikat kyçe: Ka shënuar shtatë gola në 11 paraqitje dhe ka dribluar plot 45 herë.
Paraqitjet në La Liga: 9
Statistikat kyçe: Ka kompletuar 45 driblime, më së shumti në La Liga. Ai ka shënuar katër gola dhe ka katër asistime. Barca ka fituar katër ndeshjet e fundit në La Liga dhe e gjitha kjo fal paraqitjeve fantastike të brazilianit. /Telegrafi/