LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift shpërblehet me 10-të çmime në Billboard Music Awards

Taylor Swift shpërblehet me 10-të çmime në Billboard Music Awards

Muzika ‘country’ mbretëroi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards 2023 (BBMAs).

Këngëtari i “Last Night” Morgan Wallen ishte fituesi i madh këtë vit. Wallen mori në shtëpi një varg çmimesh kryesore – 11 gjithsej – përfshirë: artisti më i mirë mashkull, artisti më i mirë i Top 100-ës, artisti më i mirë i këngëve në transmetim dhe artisti më i mirë ‘country’.


“Shfaqja e fundit e çmimeve ku shkova, ne u kthyem në shtëpi duarbosh. Dhe ky, nuk kam duar të mjaftueshme për të gjithë”, u tha Wallen fansave pas fitores së tij në BBMA.

Foto: Getty Images

“Sido që të jetë, unë premtoj se do të qëndroj i njëjti, pavarësisht nëse do të kthehemi në shtëpi me 10 apo 0. Unë do t’ju jap gjithçka nga vetja çdo natë, çdo herë që shkoj në studio”, tha ai.

Një artiste që gjithashtu shkëlqeu këtë mbrëmje ishte edhe ylli i popit, Taylor Swift.

Bebe Rexha me performancë mahnitëse në Billboard Music Awards, shpërblehet edhe me çmim
Lexo po ashtu Bebe Rexha me performancë mahnitëse në Billboard Music Awards, shpërblehet edhe me çmim

Këngëtarja e “Anti-Hero” mori 10 çmime, duke përfshirë atë për “Artisten më të mirë”, “Artisten më të mirë ‘country’, “Kompozitorin më të mirë të Hot 100” dhe “Artistin më të mirë të shitjeve të këngëve”.

“Asgjë nga këto nuk ndodh pa ju”, u tha Swift fansave në një mesazh të regjistruar paraprakisht.

“Jam shumë e nderuar që këtë vit e bëtë turneun “Eras” kaq magjik. Shkuat dhe patë filmin. Ju interesuan riregjistrimet e mia. Unë thjesht ju dua shumë. Ndihem si personi më me fat në botë që ju kam”, tha ylli.

Theksojmë që fituesit e BBMA përcaktohen nga matjet e performancës së grafikëve të Billboard-it në fund të çdo viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori