LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha me performancë mahnitëse në Billboard Music Awards, shpërblehet edhe me çmim

Bebe Rexha me performancë mahnitëse në Billboard Music Awards, shpërblehet edhe me çmim

Bebe Rexha dhe David Guetta kanë shkëlqyer në Billboard Music Awards 2023 që u mbajt të dielën (19 nëntor), pasi u bashkuan për të performuar hitin e tyre masiv “I’m Good (Blue).

E veshur me një fustan mahnitës të gjatë pa mëngë që e kombinoi me doreza të tejdukshme, Rexha hapi performancën me një version orkestral të ngadalësuar të këngës.


Megjithatë, në mes të performancës, ritmi ra dhe u kthye në melodinë ritmike, ndërsa ylli i muzikës mahniti me vokalin dhe paraqitjen në skenë.

Foto: Gilbert Flores

“I’m Good (Blue)” – i cili ishte i nominuar për tre çmime “BBMA” në shfaqjen e së dielës dhe mori çmimin për “këngën më të mirë të kërcimit/elektronike”.

Hiti i dyshes kaloi 55 javë në vendin e parë në tabelën e “Hot Dance/Electronic Songs”, vetëm një këngë në historinë gati 11-vjeçare të top-listës ka pasur një ecuri më të gjatë në vendin e parë, është ajo “Happier” nga Marshmello dhe Bastille që kryesoi top-listën për 69 javë.

“Dua të them shumë faleminderit Billboard-it, faleminderit fansave të mi – hajde, Rexhars! Ngrihuni, le të vazhdojmë!”, tha Bebe në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, duke shtuar se çfarë “udhëtimi të pabesueshëm” kishte bërë kënga.

“Ne e bëmë atë në 2017 dhe nuk mendonim se do të bëhej një himn i tillë mbarëbotëror. Ne donim të bënim një këngë argëtuese të asaj kohe dhe thjesht ta bënim të ndjehej mirë. Nuk mund ta besoj se sa larg ka shkuar kjo këngë. Pesëdhjetë e dy javë në numrin 1, OK? Jam rritur duke parë Billboard dhe të jem këtu tani është një moment i mrekullueshëm”, tha artistja tutje.

Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Theksojmë që Bebe dhe Guetta janë të dy fituesit e mëparshëm të Billboard Music Awards. “Meant to Be”, bashkëpunimi i Bebes me Florida Georgia Line, fitoi katër vjet më parë për “Këngën më të mirë country”, ndërsa Guetta u emërua “Artisti më i mirë” në 2013. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori