Era Istrefi po përgatit rikthimin e saj me një këngë të re, duke i mbajtur fansat në pritje për projektin e radhës.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se kënga e saj më e re do të titullohet “Bad” dhe do të publikohet shumë shpejt.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë detajet e para për projektin e ri.

Sipas njoftimit të saj, “Bad” do të publikohet nesër në orën 18:00.

Istrefi vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore dhe të sjellë materiale të reja për publikun e saj.

Artistja është e njohur për stilin e veçantë muzikor dhe vizual, si dhe për projektet që kanë marrë vëmendje edhe jashtë tregut shqiptar.

Njoftimi për këngën e re ka ngjallur menjëherë interes te ndjekësit, të cilët tashmë presin të zbulojnë se çfarë ka përgatitur Istrefi këtë herë.

“Bad” pritet të jetë një tjetër projekt që do t’i shtohet repertorit të këngëtares, ndërsa orari i publikuar nga ajo i ka dhënë fansave një kohë të saktë për këngën. /Telegrafi/