LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat nga top pesë ligat evropiane me serinë më të gjatë pa humbje, Barcelona prinë

Skuadrat nga top pesë ligat evropiane me serinë më të gjatë pa humbje, Barcelona prinë

Barcelona është skuadra më në formë në top pesë kampionatet më të forta evropiane si La Liga, Liga Premier, Serie A, Bundesliga e Ligue 1.

Katalunasit kanë marrë një fitore fantastike mbrëmë ndaj Levantes me rikthim 2-3, duke treguar formën e lartë që po e kalojnë këtë edicion.


Kësisoj skuadra e udhëhequr nga trajneri Xavi Hernandez ka quar në 15 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë edicion.

Mediumi gjerman Transfermarkt ka publikuar një listë me top 10 skuadrat që kanë ecurinë më të mirë për momentin në top pesë kampionatet evropiane.

Pas Barcelonës në vendin e dytë ndodhet Liverpooli që ka 12 ndeshje pa humbje në Ligën Premier.

Vendi i tretë i takon Romës së Jose Mourinhos që në 11 sfidat e fundit në Serie A nuk di për humbje, duke lënë mbrapa Milanin me 10 ndeshje radhazi pa disfatë.

Vendi i pestë i takon skuadrës franceze Strasbourg me nëntë ndeshje pa humbje, derisa Lille e Edon Zhegrovës ka tetë ndeshje pa humbje sa ka edhe RB Leipzig.

Vendin e tetë dhe nëntë e ndajnë Bayern Munich dhe Stade Rennes që nuk dinë për humbje në shtatë sfidat e fundit, derisa top 10 mbyllet nga Interi që nuk ka humbur që gjashtë ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori