Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, duket se është në finalizim të këngës së re.
Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka njoftuar së fundmi se projekti i ri “TQR” do të lansohet së shpejti.
Në një paralajmërim në Instagram, ajo ka shpërndarë edhe pak nga ajo se si do të duket në klip.
View this post on Instagram
“Mirëmëngjes vetëm mua sot. TQR – së shpejti. Kjo fotogeafi është realizuar gjatë videoklipit të kësaj kënge”, tha ajo.
“Mezi po pres të ndaj me ju projektet e reja. Kemi punuar shumë dhe jam e sigurt që do t’i pëlqeni ato”, shtoi mes tjerash krijuesja e hitit “Sekret”.
View this post on Instagram
Të shumta kanë qenë reagimet në sesionin e komenteve, shumë nga të cilët mezi po presin për këtë.
Ronela theksojmë që ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë për fansat pasi ka qenë më e angazhuar me koncerte jashtë vendit. /Telegrafi/
View this post on Instagram