Artistja e njohur, Rina Balaj mbetet ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare.

Këngëtarja nga Istogu është duke punuar vazhdimisht për projekte të reja dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundi.

Rina ka postuar një video të shkurtër që e shoqëroj me një pjesë të këngës së saj më të re.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ajo dukej tejet joshëse e veshur me një kostum të zi që ia vinte në pah linjat e tonifikuara të trupit teksa edhe zbuloi datën e lansimit të projektit.

Të gjitha lajmet nga Rina Balaj Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

“E kalume, 10 shkurt”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e postimit.

View this post on Instagram

A post shared by rina (@isyourgirlrina)

Kujtojmë që kënga e fundit e Rinës është “Si ti” që e solli në bashkëpunim me ish-partnerin e saj, reperin Sin Boy.

Reklama
Reklama

Ndërkohë, përveç projekteve këngëtarja është aktive edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/