LAJMI I FUNDIT:

PSG me ofertë zyrtare për De Jong, por po konsiderohet e ulët për Barcelonën

PSG me ofertë zyrtare për De Jong, por po konsiderohet e ulët për Barcelonën

Frenkie de Jong duket se do të jetë lojtari që do të sakrifikohet nga Barcleona në fund të sezonit për t’i dhënë fund krizës financiare.

Mesfushori holandez prej vitesh kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane, por ka qenë ai gjithmonë që ka refuzuar largimin nga katalunasit.


Megjithatë tani vet De Jong është bindur për tu larguar nga Barcelona dhe kanë filluar ofertat e para për reprezentuesin holandez.

PSG e ka bërë prioritet kryesor transferimin e De Jong gjatë verës
Lexo po ashtu PSG e ka bërë prioritet kryesor transferimin e De Jong gjatë verës

Paris Saint-Germain është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për Frenkie de Jong, raporton Diario Sport .

Parisienët janë të vendosur seriozisht për të nënshkruar me holandezin këtë verë. Por për këtë tarifë? Kjo është qesharake sipas mediumit spanjoll.

Vetë De Jong thuhet se është gati të dëgjojë të gjitha ofertat e ardhura këtë herë. Mesfushori ende nuk i është përgjigjur ofertës për kontratë të Barçës.

Jo vetëm Man Utd, dy top klube të tjera futen në garë për Frenkie de Jong
Lexo po ashtu Jo vetëm Man Utd, dy top klube të tjera futen në garë për Frenkie de Jong

Barcelona thuhet se dëshiron të zgjasë marrëveshjen e 26-vjeçarit, por me kushte të reduktuara ndjeshëm financiare pasi ai është lojtari më i paguar në ekip me një diferencë të madhe.

Gjiganti katalunas synon që nëse shitet De Jong të shitet për një shumë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori