LAJMI I FUNDIT:

PSG e ka bërë prioritet kryesor transferimin e De Jong gjatë verës

PSG e ka bërë prioritet kryesor transferimin e De Jong gjatë verës

Thashethemet që e lidhin PSG-në me një transferim të një lojtari të Barcelonës nuk kanë asnjëherë fund. Më herët ishte raportuar për Gavi dhe Xavi u detyrua t’i përgjigjet këtyre lajmeve, dhe tani po bëhet fjalë për Frenkie De Jong.

Siç raporton mediumi spanjoll Mundo Deportivo, PSG-ja janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për të blerë De Jongun gjatë verës.


Besohet se PSG-ja kishin qenë shumë afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e De Jong në verën e vitit 2019, por ishte presidenti i atëhershëm Josep Maria Bartomeu ai i cili nuk e lejoi këtë gjë.

PSG tani thuhet se ka rikthyer interesimin e tyre dhe Barcelona do të joshej që të pranonte shitjen e tij për shkak të situatës financiare.

Barcelona harton planin për afatin kalimtar veror, tre sulmues të njohur në radarin e blaugranasve
Lexo po ashtu Barcelona harton planin për afatin kalimtar veror, tre sulmues të njohur në radarin e blaugranasve

Paga e lartë e De Jongut paraqet një problem të madh për blaugranasit dhe shitja e tij do t’i lehtësonte problemet financiare.

Katalanasit raportohet se kanë refuzuar më herët një ofertë nga Tottenhami për De Jong, por oferta e PSG me shumë mundësi do të jetë më e madhe dhe do t’i bëjë drejtuesit e klubit të mendojnë dy herë para se të japin një përgjigje.

Raporti shton më tutje se Barcelona do të ishin më se të lumtur që të shesin holandezin në rast se ai nuk pranon ulje të pagës, në fakt vet lojtari e ka ripërsëritur dëshirën e tij për të qëndruar andaj mbetet të shihet se cili do të jetë përfundimi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori