LAJMI I FUNDIT:

“Po mbajnë ekipet e tyre mbi supe” – këta janë futbollistët kryesorë në botë mbi 35 vjeç

“Po mbajnë ekipet e tyre mbi supe” – këta janë futbollistët kryesorë në botë mbi 35 vjeç

Me moshën e tyre aktuale, ata lehtë mund të marrin diellin diku në një ishull privat, pasi llogaritet si moshë e pensionimit nga futbollit, por ka disa futbollistë veteranë që qëndrojnë në krye të lojës së tyre në atë që zakonisht shihet si faza e zvogëlimit të karrierës së një lojtari.

Të kesh 35 vite dhe të jesh në formë dhe aktiv në skuadra të mëdha apo kampionate elitare, nuk është diçka e lehtë.


Por, kjo nuk vlen për të gjithë pasi ka ende disa futbollistë mbi 35 vjet që po shkëlqejnë me klubet e tyre dhe po mbajnë ekipet e tyre mbi supe me paraqitje brilante.

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me 10 futbollistët më të mirë të moshës 35 vjeçare ose më të vjetër në pesë ligat kryesore të Evropës.

10.Joaquin – Real Betis (39 vjeç)

Anësori spanjoll po vazhdon të jetë i fortë për Real Betisin, pasi ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet, përveç dy takimeve në La Liga këtë sezon.

9.Samir Handanovic – Inter (36 vjeç)

Portieri slloven mbetet i domosdoshëm për Interin pavarësisht viteve të tij. Ai ka luajtur çdo minutë të çdo ndeshje Serie A dhe Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon.

8.Jesus Navas – Sevilla (35 vjeç)

‘Djaloshi’ nga Sevilla ka pasur një rilindje që kur u transferua në rolin e mbrojtësit të djathtë në dy sezonet e fundit. Ai luajti një rol vendimtar në sezonin e fundit kur triumfuan në Ligën e Evropës me klubin e tij të djalërisë dhe ka një shans të mirë për t’u ftuar në ekipin kombëtar të Spanjës për EURO 2021.

7.Fernandinho – Manchester City (35 vjeç)

Ai mund të mos jetë në formacionin titullar çdo javë për ekipin e Pep Guardiolas, por braziliani është ende një pjesë kryesore e skuadrës dhe gjithmonë shkëlqen dhe tregohet vendimtar kur luan.

6.Fabio Quagliarella – Sampdoria (37 vjeç)

Me shtatë gola në 13 paraqitje të Serie A këtë sezon, golashënuesi më i mirë i sezonit 2018/19 në Serie A, po tregon se ende mund t’i jap shumë futbollit italian dhe skuadrës së tij në veçanti.

5.Franck Ribery – Fiorentina (37 vjeç)

Anësori francez ende po shkëlqen dhe po paraqitet në nivele të larta. Ai ka bërë katër asistime këtë sezon me klubin Viola, ndërsa asistimi i fundit erdhi në fitoren e thellë 3-0 ndaj Juventusit.

4.Thiago Silva – Chelsea (35 vjeç)

Braziliani u nënshkrua nga Chelsea në verë dhe njerëzit ishin shumë skeptik shkaku i moshës së tij. Megjithatë, lidershipi i tij dhe cilësitë në futboll, kanë bërë tashmë një ndryshim në ekipin e Bluve.

3.Zlatan Ibrahimovic – AC Milan (39 vjeç)

Suedezi është lojtari më i vjetër në listë, por niveli i tij dhe paraqitjet brilante me Milanin kanë bërë që vitet e Ibrahimovicit të duken vetëm numra. Sulmuesi ka shënuar 10 gola në Serie A deri tani dhe shpresat e Milanit për një Scudetto të parë që nga viti 2011 qëndrojnë fort mbi supet e tij.

2.Luka Modric – Real Madrid (35 vjeç)

Kur ai është në ekip, Real Madrid është shumë më i mirë dhe më i kompletuar. Aq e thjeshtë është kjo gjë dhe gjithmonë vërehet. Mesfushori kroat mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të trajnerit Zinedine Zidane.

1.Cristiano Ronaldo – Juventus (35 vjeç)

Mosha me të vërtetë është vetëm një numër për superyllin portugez. Ai e mban veten në gjendje ‘tip-top’ dhe mbetet i shtyrë si kurrë më parë për të qenë më i miri. Ai tashmë ka 16 gola në 14 ndeshje këtë sezon.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori