Edhe pse qëndrimi zyrtar i Barcelonës është se titulli i La Ligas mbetet vetëm një ëndërr këtë sezon, pas triumfit mbresëlënës në ‘el Clasico’, ajo ëndërr nuk mund të përjashtohet si mundësi.

Është fakt se Real Madridi ka 12 pikë diferencë në raport me Blaugranët, por këta të fundit mund ta reduktojnë në nëntë pikë në rast se e fitojnë ndeshjen e mbetur ndaj Rayo Vallecanos.

Katalunasit i kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga dhe duket se do të lëshojnë shumë pak pikë deri në mbyllje të këtij sezoni - shkruan Marca.

Gjithçka varet nga paraqitjet e Realit, duke qenë se Los Blancos e kanë në dorë titullin dhe vetëm ata mund ta humbin nëse vazhdojnë të lëshojnë pikë.

Mbretërit duhet t’i humbin së paku tri ndeshje (aq sa kanë humbur gjatë gjithë sezonit deri më tani), në mënyrë që Barca të afrohet, porse duke mos bërë asnjë gabim.


Ndeshjet e mbetura të Barcelonës

Barcelona-SevillaLevante-BarcelonaBarcelona-CadizReal Sociedad-BarcelonaBarcelona-Rayo VallecanoBarcelona-MallorcaReal Betis-BarcelonaBarcelona-Celta VigoGetafe-BarcelonaBarcelona-Villarreal

Ndeshjet e mbetura të Real Madridit

Celta Vigo-Real MadridReal Madrid-GetafeSevilla-Real MadridOsasuna-Real MadridReal Madrid-EspanyolAtletico Madrid-Real MadridReal Madrid-LevanteCadiz-Real MadridReal Madrid-Real Betis


/Telegrafi/

telegrafi sport app