LAJMI I FUNDIT:

Nga Tarantino deri te Marvel – filmat që do t’i shohim gjatë vitit 2019

Nga Tarantino deri te Marvel – filmat që do t’i shohim gjatë vitit 2019

Nëse ju pëlqejnë filmat, atëherë nuk ka dyshim se dëshironi të dini se çfarë do të na sjellë viti 2019. Derisa Marvel i ka paralajmëruar filmat me sperheronj, vëmendje të madhe pritet të marrë projekti i ri i Quentin Tarantinos, Karyn Kusama dhe Barry Jenkins.

Më poshtë, Telegrafi jua sjell disa prej filmave që filmdashësit mezi i presin gjatë këtij viti:


Glass

Filmi “Glass” do të jepet premierë më 18 janar, ndërsa pritet që me këtë film, M Night Shyamalan të vazhdojë me realizimin e projekteve cilësore. “Glass” është kaptina e tretë e trilogjisë që ka filluar në vitin 2000, përmes  “Unbreakable”, derisa në vitin 2016 u lansua “Split”.

Destroyer

Shtatë ditë më pas do të nisë shfaqjen “Destroyer”, me regji të Karyn Kusama. Ylli kryesor i këtij filmi, Nicole Kidman, e portretizon detektiven Erin Bell, e cila përjeton kolaps nervor pas një detyre të fshehtë afatgjate, si e infiltruar në një bandë kaliforniane.

Vice

Në të njëjtën ditë do të lansohet “Vice”, filmi i Adam McKay, në të cilin Christian Bale ka shtuar aq shumë në peshë saqë nuk njihet, ndërsa luan rolin e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Dick Cheney.

Burning

Shkurti na sjell filmin “Burning” të regjisorit korean Lee Chang-dong, i cili gjatë vitit 2018 ishte shfaqur në Festivalin e Filmit në Kanë.

Captain Marvel

Gjatë marsit do ta kemi mundësinë ta shohim “Captain Marvel” që na sjell superheroinën e vërtetë femërore.

Avengers: Endgame

Më 26 prill, Marvel sjell një tjetër aventurë. Është fjala për filmin “Avengers: Endgame”, në të cilin do ta shohim sërish Tony Starkun, gjegjësisht Iron Manin (Robert Downey Jr.), i cili në gjithësi lufton me kolegët dhe miqtë, Kapiten Amerikën, rolin e të cilit e luan Chris Evans dhe Black Widow, të cilën e portretizon Scarlett Johansson.

The Lion King

Muaji korrik na sjell “The Lion King”, versionin filmik të njërit prej filmave të animuar më të pëlqyer të të gjitha kohërave.

Once Upon a Time in Hollywood

“Once Upon a Time in Hollywood”, filmi i shumëpritur u Quentin Tarantinos, në të cilin rolet kryesore i luajnë Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie, do të nisë shfaqjen më 26 korrik.

Chapter Two

Në fillim të muajit shtator, në kinema do të nisë shfaqjen “Chapter Two”, vazhdimi i dytë i adaptimit filmik të Stephen Kingut, në të cilin ngjarja zhvillohet në të tashmen. Dikur fëmijë, ndërsa tash të rritur dhe paksa të traumatizuar, ata duhet edhe njëherë të luftojnë kundër Pennywise.

The Joker

Filmi “Joker” që sjell tregimin për origjinën e këtij karakteri të popullarizuar negativ, do të nisë shfaqjen më 4 tetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori