LAJMI I FUNDIT:

Nga Maguire te Pepe e Rodri, formacioni më i shtrenjtë i transferimeve në Angli

Nga Maguire te Pepe e Rodri, formacioni më i shtrenjtë i transferimeve në Angli

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Angli ka përfunduar ditën e enjte më 8 gusht.

Shumë klube janë përforcuar, derisa edhe këtë afat kalimtar nuk kanë munguar shumat e çmendura për transferimin e futbollistëve.

Rekordin e mban Manchester United me transferimin më të shtrenjtë këtë afat kalimtar veror, pasi arriti të nënshkruante me mbrojtësin Harry Maguire për 80 milionë funte.

Sportbible ka bërë një formacion me futbollistët më të shtrenjtë të transferuar në Ligën Premier.

Kjo 11she ka një vlerë prej 547,5 milionë funteve në përgjithësi.

Portier:

Në portë është Tom Heaton, anglezi që iu bashkua Aston Villës nga Burnley për një shumë prej 8,8 milion funteve.

Mbrojtësit:

Aaron Wan-Bissaka u transferua te Manchester United nga Crystal Palace për 50 milionë funte, ndërsa Djajtë e Kuq paguan 80 milionë të tjera për transferimin e Harry Maguire nga Leicester.

Tyrone Mings i kushtoi Aston Villës 26,5 milionë funte, ndërsa Cancelo te City për 60 milionë të tjera.

Rodri (Foto: Man City/Twitter)

Mesfushorët:

Mesfusha vije me tre futbollistë dhe secili më i shtrenjtë se tjetri.

Së pari Chelsea shfrytëzoi të drejtën e blerjes së Mateo Kovacic për 40 milionë funte nga Real Madridi.

Kampionët në fuqi Manchester City shpenzuan 62,5 milionë funte për spanjollin Rodri, ndërsa Tanguy Ndombele u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të Tottenham ku iu bashkua nga Lyon për 63 milionë funte.

Sulmuesit:

Nicolas Pepe e mban rekordin e sivjetmë si sulmuesi më i shtrenjtë në Ligën Premier, pasi Arsenali pagoi 72 milionë funte te Lille për transferimin e tij.

West Ham United bëri një shpenzim të rëndësishëm duke paguar 45 milionë funte te Frankfurt për francezin Sebastian Haller.

Ndërkohë pa shpenzuar nuk mbeti as Newcastle United, që pagoi 40 milionë funte për transferimin e brazilianit Joelinton nga Hoffenheim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori