LAJMI I FUNDIT:

Murray zgjedh formacionin dhe lojtarin e vitit në futboll

Murray zgjedh formacionin dhe lojtarin e vitit në futboll

Ylli botëror i tenisit, britaniku Andy Murray ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë në botë, ku spikatin emra të mëdhenj të futbollit, teksa ka zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të vitit.

Tenisti skocez është një tifoz i zjarrtë i futbollit, duke u rritur si në mbështes i skuadrës së Hibernianit, dhe ky nuk është më një sekret.

Murrayt i është kërkuar nga FIFA që të emërojë formacionin më të mirë të vitit, ndërsa në përzgjedhjen e tij përfshihen tre lojtarë të Juventusit, ndërsa ka zgjedhur Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë të vitit në botë.

Top 30 lojtarët më të paguar në historinë e tenisit (Foto)
Lexo po ashtu Top 30 lojtarët më të paguar në historinë e tenisit (Foto)

“Gianluigi Buffon; Dani Alves, Sergio Ramos, Giorgio Chiellini, Marcelo; N’golo Kante, Toni Kroos, Luka Modric; Paulo Dybala, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”, u përgjigj Murray kur u pyet për 11-shen më të mirë në botë.

“Lojtari i vitit? Ai duhet të jetë Cristiano Ronaldo, numri një”.

Murray dhe Ronaldo para disa viteve

“Ai fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, dhe shënoi një numër të çmendur golash në të dy garat për të ndihmuar ekipin e tij të arrinte atje”.

Skocezi ka folur për trajnerin më të mirë të vitit, teksa ka zgjedhur atë të Real Madridit, Zinedine Zidane, shkaku i rezultateve të arritura.

FIFA publikon tre trajnerët kandidat për më të mirin e vitit 2017 (Foto)
Lexo po ashtu FIFA publikon tre trajnerët kandidat për më të mirin e vitit 2017 (Foto)

“Përsa i përket trajnerit, nuk është e vështirë të zgjedhësh: Zinedine Zidane në Real Madrid: fitues i ligës, fitues i Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu klubi favorit për të fituar në këtë sezon”.

“Kjo paraqitje nuk ndodh rastësisht pasi është një menaxher i veçantë që është në gjendje të motivojë lojtarët çdo javë për të mbajtur atë nivel të paraqitjes”, përfundoi tenisti britanik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori