LAJMI I FUNDIT:

Mourinho zbulon tatuazhin që do ta bëjë në nderim të ‘trofeve evropianë’

Mourinho zbulon tatuazhin që do ta bëjë në nderim të ‘trofeve evropianë’

Jose Mourinho ka zbuluar dizajnin e tatuazhit të tij të ri, i cili i bën nder sukseseve të tij evropiane me Porton, Interin, Manchester Unitedin dhe Romën.

Trajneri portugez është një nga më të trofeshmit në fushën e tij, pasi ka fituar gjithsej 27 trofe gjatë gjithë karrierës së tij të historisë, dhe këtë e shtoi sezonin e kaluar pasi udhëhoqi Romën në triumfin e Ligës së Konferencës, titullin e parë të madh evropian për klubin italian.


Duke kërkuar për të përkujtuar këto suksese, Mourinho ka vendosur të bëjë një tatuazh të trofeve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, me shenja të vogla që i bëjnë nderim secilit prej klubeve përkatëse.

Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos që i ngriti lartë – tashmë portugezi është i përjetshëm në botën e futbollit
Lexo po ashtu Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos që i ngriti lartë – tashmë portugezi është i përjetshëm në botën e futbollit

Duke komentuar tatuazhin, Mourinho sugjeroi se entuziazmi i tifozëve të Romës e bindi që ta bënte atë.

“Ky është tatuazhi im. Gëzimi i popullit romak më shtyu ta bëja këtë. Më pas mendova për diçka të veçantë, diçka që do të nderonte të gjitha klubet ku fitova garat evropiane”.

Nga Zanetti, te Lampard dhe Ronaldo – Mourinho zbulon 11-shen më të mirë të lojtarëve që ka trajnuar
Lexo po ashtu Nga Zanetti, te Lampard dhe Ronaldo – Mourinho zbulon 11-shen më të mirë të lojtarëve që ka trajnuar

“Në të njëjtën kohë, doja një tatuazh unik, që deri tani jam i vetmi që mund ta bëj. Alberto më tregoi disa propozime, thjesht ndryshova disa detaje. Këtu është tatuazhi im”, ka thënë Mourinho.

Ndryshe, përveç trofeve evropianë, portugezi ka fituar edhe tituj dhe kupa të Ligave në Ligën Premier, Serie A dhe La Liga, por këta trofe nuk do jenë pjesë e tatuazhit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori