LAJMI I FUNDIT:

Mijëra fansa duan të fotografohen me të, Dua Lipa shoqërohet nga forca të shumta sigurie në New York

Mijëra fansa duan të fotografohen me të, Dua Lipa shoqërohet nga forca të shumta sigurie në New York

Dua Lipa u fotografua të hënën teksa u largua nga një studio televizive në New York City mes një turme fansash.

Këngëtarja 28 vjeçare ishte veshur me një bluzë jeshile të lehtë që e kombinoi me xhinse të gjera ngjyrë blu ndërsa po largohej nga studioja e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.


Dua e përfundoi pamjen e saj me këpucë të zeza të mprehta dhe shkëlqeu e zbukuruar me aksesorë si një zinxhir dhe vathë të gjelbër, shkruan DailyMail.

Këngëtarja ka qenë e zënë duke promovuar këngën e saj më të fundit “Houdini” që e publikoi muajin e kaluar në mbështetje të albumit të saj të tretë që do të publikohet vitin e ardhshëm.

Dua ka publikuar albumin e saj të parë të quajtur “Dua Lipa” në qershor të vitit 2017, i cili përmbante hite si “New Rules”, “IDGAF” dhe “Be The One”.

Ajo fitoi çmimin ‘Grammy’ në kategorinë ‘Artistja e re më e mirë’ në shkurt të vitit 2019 në edicionin e 61-të të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’.

Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës "Porsche", nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave
Lexo po ashtu Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës "Porsche", nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave

Artistja nga Kosova publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit 2020 gjatë pandemisë COVID-19, i cili përmbante gjashtë këngë solo, përfshirë këngën kryesore “Don’t Start Now”.

“Future Nostalgia”, i cili gjithashtu përmbante këngët hit si: “Physical”, “Break My Heart” dhe “Levitating”, fitoi çmimin për ‘Albumin më të mirë të zërit pop’ në mars të vitit 2021, në edicionin e 63-të të ‘Grammy Awards’.

Dua u shfaq për herë të parë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” në vitin 2016, e cila ishte gjithashtu performanca e saj e parë televizive në ShBA.

Ajo u kthye në dhjetor të vitit 2019 për të promovuar këngën “Don’t Start Now” dhe albumin e saj të dytë pak kohë pasi kishte nisur turneun e saj “Future Nostalgia”.

Ndërsa po dilte nga studioja, Dua ishte rrethuar nga fansat dhe mbrojtur nga truproja e saj dhe oficerët e Departamentit të Policisë së New York-ut.

Ajo ngriti dorën mbrojtëse derisa paparacët ishin afër saj për të bërë fotografi.

Dua ka qëndruar në New York City këto ditë pasi mori pjesë në gala-mbrëmjen vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles. /Telegrafi/