LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Barcelonës dhe mesfushori i Real Madridit vizitojnë një neuro-shkencëtar përpara se t’i kthehen stervitjeve

Mbrojtësi i Barcelonës dhe mesfushori i Real Madridit vizitojnë një neuro-shkencëtar përpara se t’i kthehen stervitjeve

Mbrojtësi i Barcelonës Jules Kounde dhe mesfushori i Real Madridit Aurelien Tchouameni do të kthehen për t’u bërë rivalë të ashpër brenda pak ditësh, por reprezentuesit francezë kanë kaluar një pjesë të verës së tyre së bashku.

Sipas mediumit Relevo, të dy ndoqën ambientet e LA Galaxy për të ushtruar gjatë verës, ku angazhuan edhe ndihmën e neuro-shkencëtarit për të përmirësuar futbollin e tyre.


Ash Parker ka punuar me disa lojtarë francezë përmes rekomandimeve të mjekut Fabrice Gautier, dhe Tchouameni e Kounde punuan për aftësitë e tyre mendore me të këtë verë.

“Detyra ime është të përmirësoj perceptimin e informacionit që i vjen futbollistit përmes shqisave”.

“Me pak fjalë, për të përpunuar stimujt më shpejt dhe më mirë. Ushtrimet neurologjike janë si të mësoni të ngisni një biçikletë: sapo ta dini, truri juaj nuk harron më”, ka thënë Parker.

Gjatë kohës së Ole Gunnar Solksjaer në Manchester United si trajner, Parker u soll gjithashtu për të punuar me skuadrën.

Sipas tij, futbollistët janë shumë më të hapur për të përdorur lloje të ndryshme mjetesh për t’u përmirësuar, krahasuar me homologët e tyre të futbollit amerikanë.

Të dy do të kthehen së shpejti si pjesë e turneut të tyre parasezonal me Barcelonën dhe Real Madridin. Ndërsa Kounde pati një sezon të mirë, Tchouameni mund të kishte dëshiruar më mirë pas Kupës së Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori