LAJMI I FUNDIT:

Manchester United kampion i Botës për vitin 1999, FIFA merr disa vendime për Kupën e Botës për klube

Manchester United kampion i Botës për vitin 1999, FIFA merr disa vendime për Kupën e Botës për klube

Manchester United njihet tashmë edhe zyrtarisht si kampion i botës për klube, trofeu i dytë në histori, pas vendimit të FIFA-s të kësaj të premteje për njohjen e triumfit të tyre në Kupën Interkontinentale të vitit 1999.

Këshilli i trupës qeverisëse të futbollit botëror njoftoi se ka njohur zyrtarisht fituesit e Kupës Interkontinentale, që janë zhvilluar mes viteve 1960-2004, si kampionë të botës për klube.


Gara në fjalë është diskutuar zakonisht mes fituesve të Kupës Evropiane dhe Kupës Libertadores, në Amerikën Latine, por ka hasur pengesa nga dhuna, mosmarrëveshjet mbi formatin, si dhe mosinteresimin nga ekipet evropiane.

Liverpool, për shembull, refuzoi të luante ndaj argjentinasve të Boca Juniors në vitet 1977 dhe 1978.

Liverpool kur fitonte Ligën e Kampionëve dhe nuk luante me Fitues e Kupa Libertadores /Getty Images)

Klubet britanike kanë një historik shumë të dobët në këtë garë, pasi Celtic, Manchester United, Nottingham Forest, Liverpool dy herë dhe Aston Villa, që të gjitha i kanë humbur finalet, përpara se “djajtë e kuq” të mposhtnin më në fund brazilianët e Palmeirasit në vitin 1999.

E pasi FIFA ndryshoi formatin e këtij turneu, Manchester United e ka fituar edhe njëherë në vitin 2008, këtë herë atë që quhet edhe sot Botërori i Klubeve.

Manchester United merr titullin e vitit 1999

Real Madridi është klubi më i suksesshëm në histori i të dyja këtyre garave me një total prej 5 trofesh.

Kampionët në fuqi të Evropës e kanë fituar Kupën Interkontinentale tre herë (1960, 1998 dhe 2002), ndërsa kanë siguruar për të dytën herë Botërorin e Klubeve vitin e kaluar, teksa mposhtën pas kohëve shtesë japonezët e Kashima Antlers 4-2, me një tregolësh nga Cristiano Ronaldo.

Real Madrid rekord trofesh /Getty Images)

Milani e ka fituar gjithashtu tre herë Kupën Interkontinentale, shto këtu edhe Botërorin e Klubeve të vitit 2007. Ndryshe nga kuqezinjtë e Milanos, Barcelona ka tre Botërorë Klubesh, më shumë se kushdo tjetër, por nuk ka ngritur asnjëherë trofeun e Kupës Interkontinentale.

Brazilianët e Sao Paulos janë klubi më i suksesshëm i Amerikës Latine në garat ndërkombëtare, e fitoren e fundit e kanë arritur në finalen e Botërorit të Klubeve në vitin 2005 ndaj Liverpoolit, pa harruar dy trofetë radhazi të Kupës Interkontinentale të viteve 1992 dhe 1993.

Asnjë klub tjetër jashtë Evropës apo Amerikës Latine nuk ka fituar ndonjëherë këto tituj.

Tri herë fituesit e Kupës Interkontinentale: AC Milan (1969, 1989, 1990), Boca Juniors (1977, 2000, 2003), Nacional (1971, 1980, 1988), Penarol (1961, 1966, 1982), Real Madrid (1960, 1998, 2002).

Dy herë fituesit: Ajax (1972, 1995), Bayern Munich (1976, 2001), Independiente (1973, 1984), Inter Milan (1964, 1965), Juventus (1985, 1996), Porto (1987, 2004), Santos (1962, 1963), Sao Paulo (1992, 1993).

Një herë fitues: Atletico Madrid (1974*), Borussia Dortmund (1997), Estudiantes (1968), Feyenoord (1970), Flamengo (1981), Gremio (1983), Manchester United (1999), Olimpia (1979), Racing (1967), Red Star Belgrade (1991), River Plate (1986), Velez Sarsfield (1994).

* Në rastin e Atleticos, spanjollët finalistë të Kupës Evropiane morën pjesë për shkak të refuzimit nga ana e kampionëve të Evropës, Bayern Munchen. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori