LAJMI I FUNDIT:

Malaga refuzoi transferimin e Ronaldos për 3.5 milion euro, drejtori sportiv zbulon historinë

Malaga refuzoi transferimin e Ronaldos për 3.5 milion euro, drejtori sportiv zbulon historinë

Ish- drejtori sportiv i Malagas, Carlos Rincon e ka pranuar se ata bënë ofertë për Cristiano Ronaldon përpara se Manchester Unitedi ta blinte nga Sporting Lisbona.

Rincon së bashku me ekipin e tij diktuan talentin e Ronaldos në një turne të të rinjve në vitin 2002.


Ai ka konfirmuar se ata paraqitën një ofertë për yllin e Juventusin sa ishte ende pjesë e skuadrës portugeze, Sporting.

Ronaldo i kishte kërkuar agjentit të tij ta largojë nga Juventusi para afatit kalimtar të janarit
Lexo po ashtu Ronaldo i kishte kërkuar agjentit të tij ta largojë nga Juventusi para afatit kalimtar të janarit

“Ishte shumë e thjeshtë. Duhej të merrnim lojtarë para klubeve të mëdha, kështu që detyrova ekipin tim të vizitojë turnetë në Evropë, Amerikë ose Afrikë të Jugut”, ka thënë fillimisht Rincon për El Desmarque.

Ronaldo gjatë kohës së tij te Sportingu

Ronaldo u vërejt në një turne të tillë dhe pas një vlerësimi të shpejtë, Rincon bëri lëvizjen e tij, duke ofruar 1.5 milion euro për të riun.

“Ai ishte ai që është tani, por si një i ri. Një lojtar me një fuqi shumë të rëndësishme fizike, me një goditje spektakolare të topit, intuitiv dhe me teknikë”, shtoi ai.

Efekti Ronaldo: Juventusi ka marr miliona euro më shumë nga marrëveshjet sponzorizuese prej ardhjes së portugezit
Lexo po ashtu Efekti Ronaldo: Juventusi ka marr miliona euro më shumë nga marrëveshjet sponzorizuese prej ardhjes së portugezit

Malaga ofroi 1.5 milion euro për Sporting, por agjenti Jorge Mendes kërkoi 3.5 milion euro.

Unitedi arriti ta blejë disa muaj më vonë

“Ne nuk mund të lëviznim sepse nuk mund ta arrinim atë çmim që kërkonin”, përfundoi ish-drejtori sportiv i Malagas.

Vetëm disa muaj më vonë, Unitedi e bleu yllin portugez për 18 milionë euro, ndërsa vite më vonë theu rekordin botëror duke u shitur për 94 milionë euro te Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori