Grupet e Ligës së Kampionëve kanë sjell ndeshje interesante, ku do të ketë edhe shumë përballje të futbollistëve me ish-skuadrat e tyre.

Futbollisti më i mirë në botë dhe në Evropë në vitin e fundit, Cristiano Ronaldo, me Real Madridin do të ndeshet ndaj ish-skuadrës së tij Sporting Lisbona në kuadër të grupit E, teksa në këtë grup edhe Nuri Sahin i Dortmundit do të luaj përball ish-skuadrës, Real Madridit.

Skuadra e Juventusit ka në radhët e saj tre futbollistë që në grupin H do të ndeshen ndaj ish-skuadrave të tyre.

Këta ishin futbollistët më të mirë në Evropë në gjashtë vitet e fundit Këta ishin futbollistët më të mirë në Evropë në gjashtë vitet e fundit

Dani Alves më parë ka qenë lojtarë i Sevillës, teksa tani do të ndeshet kundër tyre, po ashtu do të jetë edhe për Miralem Pjanicin, i cili dikur ishte futbollistë i Lyonit dhe Marko Pjaca që do luaj kundër Dinamo Zagrebit.

Edhe Grupi C do na sjell takime interesante kundër ish-ëve, me Yaya Touren, Claudio Bravon dhe Pep Guardiolan, që do të luajnë kundër Barcelonës, pasi tani veshin fanellën e Manchester Cityt, teksa edhe Kolo Toure, që tani luan me Celticun do të ndeshet ndaj ‘Qytetarëve’.

Ronaldo zgjidhet futbollisti më i mirë në Evropë Ronaldo zgjidhet futbollisti më i mirë në Evropë

Ndërsa, Grupi A do të na sjell përballjen e futbollistit nga Kosova, Granit Xhakës, i cili me Arsenalin e tij do të përballet ndaj vëllait të tij, Taulant Xhakës dhe ish-skuadrës së tij Baselit, ashtu sikurse edhe mesfushorit tjetër Mohamed Elneny. /Telegrafi/

uefa stage