LAJMI I FUNDIT:

“Jemi të dyja shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë” – Bebe Rexha në përkrahje të Dua Lipës

“Jemi të dyja shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë” – Bebe Rexha në përkrahje të Dua Lipës

Dje (4 shkurt) u mbajt ceremonia e çmimeve “Grammy”, në Los Angeles.

Ceremonia madhëdhore e çmimeve u hap nga Dua Lipa, e cila me një performancë fantastike këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, e cila publikohet zyrtarisht më 11 shkurt, dhe “Houdini” tashmë një hit.


Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

Foto: Dua Lipa & Bebe Rexha

Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.

Në një intervistë që Bebe dha gjatë ceremonisë, pyetet për performancat që do të shfaqen atë natë, dhe Bebe pa dyshim tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.

Foto: Dua Lipa & Bebe Rexha

“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë.” – tha Bebe gjatë intervistës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori