LAJMI I FUNDIT:

Fifi dhe Ermal Fejzullahu publikojnë këngën “Përjetësi”

Fifi dhe Ermal Fejzullahu publikojnë këngën “Përjetësi”
Fifi dhe Ermal Fejzullahu (Foto: YouTube)

Para disa ditësh është paralajmëruar projekti muzikor në mes të dy artistëve shqiptar, Fifi dhe Ermal Fjezullahu.

Ata në mënyrë të vazhdueshme kanë sjell imazhe të shkëputura nga xhirimet, përfshirë edhe sekuenca të këngës.


Gjatë ditës së sotme (e premte) dyshja përmes rrjete sociale kanë bërë të ditur se kanë lansuar këngën në të gjitha platformat digjitale.

“Përjetësi” mban titullin prodhimtaria muzikore, për melodinë dhe tekstin e së cilës është përkujdesur Fifi.

Në instrumentalin e projektit ka punuar Fatjon Miftati, kur për pjesën vizuale Imagine Films.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të publikimit, “Përjetësi” ka marrë mjaft pëlqime dhe komente pozitive. /Telegrafi/