Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, Diogo Dalot ka përfunduar befasisht në radarin e klubit të madh spanjoll, Barcelona.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona është gati të hyjë në garë pasi ka marrë “raporte të shkëlqyera” për mbrojtësin.

Mbrojtësi i djathtë portugez po lufton për të ardhmen e tij në Old Trafford, me Ole Gunnar Solskjaer që preferon Aaron Wan-Bissaka në atë pozitë.

Tifozët e Manchester Unitedit zgjedhin transferimet më të mira që nga largimi i Sir Alex Fergusonit - Nga Mata tek Pogba e Falcao Tifozët e Manchester Unitedit zgjedhin transferimet më të mira që nga largimi i Sir Alex Fergusonit - Nga Mata tek Pogba e Falcao

Paris Saint-Germain tashmë ka shprehur interesimin e tyre për 21-vjeçarin, duke paraqitur një ofertë prej 30 milionë.

Barcelona u interesua dhe pyeti te ish-skuadra e Dalotit, Porto, të cilët ishin plot lëvdata për anësorin e krahut të djathtë.

Mediumi katalunas shton se Barcelona është gati ta nënshkruaj djaloshin portugez, por nuk duan të paguajnë shifra shumë të larta. /Telegrafi/