LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Manchester Unitedit zgjedhin transferimet më të mira që nga largimi i Sir Alex Fergusonit – Nga Mata tek Pogba e Falcao

Tifozët e Manchester Unitedit zgjedhin transferimet më të mira që nga largimi i Sir Alex Fergusonit – Nga Mata tek Pogba e Falcao

Juan Mata është renditur si nënshkrimi më i mirë i Manchester Unitedit në një sondazh në internet, që nga koha kur Sir Alex Ferguson u largua nga Old Trafford.

Spanjolli u bashkua me klubin nga Chelsea në janar të vitit 2014 për një çmim prej 37 milionë funtesh dhe ka bërë 244 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke shënuar 47 gola.


Mata nuk po luan më rregullisht këto ditë, por tifozët e Unitedit e konsiderojnë se ai ka qenë transferimi më i mirë i epokës ‘pas-Ferguson’.

BBC Sports ka bërë një sondazh për tifozët e Unitedit dhe Mata kryeson listën me 20.5 mijë vota deri në kohën e shkrimit të lajmit.

29 golat e Zlatan Ibrahimovicit në 53 ndeshje në sezonin 2016/17 ku fituan tripletën me Jose Mourinhon, kujtohen ende me dashuri nga mbështetësit e United, të cilët e vendosën atë në vendin e dytë me 18.9 mijë vota.

Portieri, Sergio Romero vjen në vendin e tretë me 18.3 mijë vota, me Aaron Wan-Bissaka në vendin e katërt me 17.6 mijë dhe Ander Herrera qëndron në vendin e pestë me 17.5 mijë vota.

Nënshkrimet e reja si Daniel James me 17 mijë vota dhe Harry Maguire me 14.8 mijë vota gjenden në vendin e gjashtë, përkatësisht në të shtatin.

Romelu Lukaku kompleton dhjetëshen e parë, ndërsa më poshtë në listë gjenden emra si Anthony Martial dhe transferimi rekord i klubit, Paul Pogba.

Radamel Falcao renditet si nënshkrimi më i keq nga 28 transferimet në sondazh, ndërsa Alexis Sanchez është i 27-ti.

Më poshtë është lista e plotë:

1.Juan Mata (20.5 mijë vota)

2.Zlatan Ibrahimovic (18.9 mijë vota)

3.Sergio Romero (18.3 mijë vota)

4.Aaron Wan-Bissaka (17.6 mijë vota)

5.Ander Herrera (17.5 mijë vota)

6.Daniel James (17 mijë vota)

7.Harry Maguire (14.8 mijë vota)

8.Victor Lindelof (14.4 mijë vota)

9.Daley Blind 14.1 mijë vota)

10.Romelu Lukaku (12.9 mijë vota)

11.Anthony Martial (12.5 mijë vota)

12.Nemanja Matic (11.9 mijë vota)

13.Diogo Dalot (10.5 mijë vota)

14.Fred (9,658 vota)

15.Marouane Fellaini (9,515 vota)

16.Luke Shaw (6.507 vota)

17.Eric Bailly (5,629 vota)

18.Paul Pogba (3,826 vota)

19.Victor Valdes (2.722 vota)

20.Bastian Schweinsteiger (2,277 vota)

21.Henrikh Mkhitaryan (1.754 vota)

22.Marcos Rojo (1.576 vota)

23.Memphis Depay (1,315 vota)

24.Angel di Maria (1,192 vota)

25.Matteo Darmian (1.013 vota)

26.Morgan Schneiderlin (689 vota)

27.Alexis Sanchez (533 vota)

28.Radamel Falcao (502 vota)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori